Afganëve të strehuar në Kosovë nuk u lejohet dalja nga kampi ku po qëndrojnë

Afganëve të strehuar në Kosovë nuk u lejohet dalja nga kampi ku po qëndrojnë

Afër 1000 është numri i personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan që janë strehuar përkohësisht në Kosovë, deri tani. Derisa 161 shtetas afganë janë vendosur në bazën ushtarake amerikane Bondsteel, pjesa më e madhe janë strehuar në ish-kampin e Bechtel Enkas, po ashtu në Ferizaj. Vetëm për grupin e parë prej 111 […]

Derisa 161 shtetas afganë janë vendosur në bazën ushtarake amerikane Bondsteel, pjesa më e madhe janë strehuar në ish-kampin e Bechtel Enkas, po ashtu në Ferizaj.

Vetëm për grupin e parë prej 111 afganësh, që zbarkoi në Prishtinë më 29 Gusht, u organizua pritje shtetërore me praninë e mediave – ndërsa filmimi u lejua nga një distancë e kufizuar.

Për dallim nga Shqipëria, institucionet e Republikës së Kosovës, por as ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deri tani nuk kanë lejuar filmimin në afërsi apo brendësi të këtyre dy kampeve.

Institucionet vendore nuk kanë treguar nëse në mesin e të strehuarve ka persona nga kategori tjera, përpos atyre që kanë punuar për NATO-n dhe SHBA-në.

E po ashtu, as arsyet se pse të strehuarve nuk po u lejohet dalja nga kampet.

Në një përgjigje për ATV-në, Ambasada Amerikane, teksa flet vetëm për të strehuarit në kampin Liya në kuadër të bazës ushtarake Bondsteel, përmendin sigurinë si shkak për këtë vendim.

“Për të siguruar shëndetin dhe sigurinë mysafirëve afganë dhe mikpritësve kosovarë, Qeveria e Kosovës ka përcaktuar që afganët e strehuar përkohësisht në Camp Liya duhet të qëndrojnë brenda kufijve të tij, derisa ekipet ndërinstitucionale amerikane po punojnë për të përfunduar procesimin për hyrjen e tyre në Shtetet Bashkuara ose zhvendosjen në ndonjë vend të tretë”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.

Të strehuarve, njofton Ambasada, do t’u ofrohet edhe edukim dhe trajnime.

“Ne po ndërmarrim hapat e nevojshëm për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të rehatshëm në Camp Bondsteel, përderisa po vazhdon procesimi i nevojshëm për këta individë. Kjo përfshinë qasjen në hapësirat rekreative dhe fetare. Për me tepër, ne jemi duke shikuar mundësitë për partneritet me organizatat jo-qeveritare dhe shoqërinë civile për të ofruar edukim dhe trajnime për fëmijët dhe të rriturit afganë, varësisht nga koha e qëndrimit të tyre në Camp Liya”, thuhet tutje në përgjigje.

Ruajtja e identitetit të personave të strehuar, për shkak të angazhimit të tyre të Afganistan është arsye për mbajtjen e tyre të mbyllur në kamp dhe moslejimin e filmimeve brenda, thotë Avni Islami, doktor shkence në fushën e sigurisë.

Duke përmendur se i gjithë procesi po zhvillohet në konfidencialitet, eksperti tjetër i sigurisë Drizan Shala thotë se personat e strehuar po mbrohen për shkak rrezikut nga ekspozimi i tyre dhe angazhimit të tyre eventual në të ardhmen.

Javë më parë, Ambasada Amerikane hodhi poshtë raportimet e mediave në SHBA se në Kosovë mund të dërgohen shtetas afganë, të cilët duhet t’i nënshtrohet verifikimit të mëtejmë për shkaqe sigurie

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?