Abazoviqi pas trazirave në Mal të Zi: Karakteri kriminal i Gjukanoviqit ka vdekur sot

Dritan Abazoviqi, zëvendëskryeministër i Qeverisë pro-serbe në Mal të Zi, përveç që ka përkrahur shugurimin e kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Cetinë, ka shfrytëzuar edhe hapësirat televizive që të sulmojë kundërshtarët e tij politik. Abazoviqi në emisionin informativ të televizionit malazez ‘Vijesti’, ka komentuar deklaratat e presidentit malazez, Millo Gjukanoviq, i cili tha se […]

Abazoviqi në emisionin informativ të televizionit malazez ‘Vijesti’, ka komentuar deklaratat e presidentit malazez, Millo Gjukanoviq, i cili tha se helikopteri me të cilin u bartën Mitropoliti Joanikije dhe Patriarku serb, Porfirije në Podgoricë, i shërben interesave serbo-madhe, përcjell Gazeta Express.

“Nga faktorët e paqes dhe stabilitetit, DPS tani është bërë një grup për bashkësinë ndërkombëtare, i cili përveçse shoqërohet me prapavijë kriminale, tani shoqërohet me ekstremizëm me elemente të terrorizmit”, ka deklaruar ai.

“Ata u shfaqën disi si nismëtarët që ishin më shumë në favor të skenarit që supozohej të kishte pasoja fatale. Ishte një përpjekje për të futur Malin e Zi në destabilizim të përhershëm dhe me elementë shpërbërjeje. Të gjithë janë përgjegjës, nëse ka një të tillë në Zyrën e Prokurorit”, ka shtuar tutje ai.

Të njëjtit gjatë ditës i është publikuar fotografia nga Podgorica, ku është parë zv.kryeministri Abazoviq me krerë të Kishës Serbe.

Abazoviq është shqiptari me detyrën më të lartë shtetërore. Ai është zëvendëskryeministër në qeverinë më proserbe të Malit të Zi, në 30 vjetët e fundit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?