4.4 milionë euro shpenzime për avokatët e të akuzuarve në Hagë

4.4 milionë euro shpenzime për avokatët e të akuzuarve në Hagë

Për 10 muaj angazhim, avokatët e ish-liderëve të UÇK-së janë paguar mbi 4 milionë euro nga Ministria e Drejtësisë  Për 10 muaj u angazhuan në mbrojtjen e tyre. Avokatët e shtatë të paraburgosurve në Hagë punuan në mënyrë intensive brenda këtyre muajve për të kundërshtuar pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Kjo punë e […]

Për 10 muaj u angazhuan në mbrojtjen e tyre.

Avokatët e shtatë të paraburgosurve në Hagë punuan në mënyrë intensive brenda këtyre muajve për të kundërshtuar pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Kjo punë e tyre megjithatë u pagua nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Që nga tetori i vitit të kaluar e deri në muajin korrik, sipas të dhënave që ka siguruar Televizioni 7, Ministria e Drejtësisë ka paguar 4 milionë e 416 mijë euro për këta avokatë.

Ajo që u pagua më së shumti nga ky dikaster, është avokatja mbrojtëse e zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Avokatja Rohini Alagendra u pagua plot 792 mijë euro në përfaqësimin e saj ligjor për Jakup Krasniqin.

Vetëm në muajin shkurt në adresë të saj u ekzekutuan 95 mijë euro nga Ministria e Drejtësisë.

Ndërsa në muajt si mars, prill, maj, qershor e korrik u pagua nga 91 mijë euro për secilin nga këto muaj.

Pas avokates së Jakup Krasniqit, i dyti më i paguari është avokati mbrojtës i ish-kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës.

Avokati i Hysni Gucatit, Jonathan Rees, i kushtoi buxhetit të Kosovës, afër 730 mijë euro.

Dy muajt ku u pagua më së shumti avokati Rees ishin Marsi dhe Prilli i këtij viti me nga 85 mijë euro secili.

I treti avokat që ka kaluar shumën prej 700 mijë euro, është përfaqësuesi ligjor i Rexhep Selimit.

David Young brenda nëntë muajve u pagua 724 mijë euro, pasi që në muajin tetor të vitit të kaluar nuk figuron ndonjë pagesë drejt tij.

Në muajt shkurt, mars, prill avokati Young u pagua nga 82 mijë euro, ndërsa në muajt maj, qershor, korrik kjo shumë u rrit në 91 mijë euro.

661 mijë euro u pagua edhe avokati mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Pagesat për avokatin Pierre Prosper në muajt maj, qershor, korrik u pagua nga 90 mijë e 600 euro.

Nënkryetari i OVL së UÇK-së, Nasim Haradinaj është përfaqësuar nga dy avokat mbrojtës, ku njëri i ka kushtuar 33 mijë euro, e tjetri që është avokati Toby Cadman, 549 sosh.

Edhe avokati i të akuzuarit Salih Mustafa që është edhe i pari nga të paraburgosurit që i ka filluar gjykimi, u pagua 545 mijë euro për 10 muaj angazhim nga Ministria e Drejtësisë.

Më së liri buxhetit të Kosovës, i ka kushtuar avokati mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Avokati mbrojtës i Kadri Veselit është paguar rreth 380 mijë euro.

Pagesat për Ben Emmerson nga muaji tetor deri në janar nuk figurojnë, ndërsa për muajt si maj, qershor, korrik është paguar nga 95 mijë euro.

Sigurimi i mbrojtjes juridike për të gjithë të akuzuarit për vepra që janë në juridiksionin e kësaj gjykate nga shteti i Kosovës parashihen me Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës./T7

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?