Zvicra e dëbon serbin e Kosovës për pornografi me fëmijë dhe me kafshë

Gjykata e Qarkut e Dietikonit (Kantoni i Cyrihut) e ka dënuar një 45-vjeçar serb nga Dietikoni për pornografi të shumëfishtë dhe e ka dëbuar atë për pesë vjet nga vendi. I dënuari ka jetuar në Zvicër për rreth dy dekada, shkruan Limmattaler Zeitung. Këtu ai ka rritur dy fëmijët e tij tashmë në moshën madhore […]
Këtu ai ka rritur dy fëmijët e tij tashmë në moshën madhore dhe këtu është fejuar rishtas. Por ai nuk ka më të ardhme në Zvicër. Sepse rasti është i qartë: pornografia është një nga veprat penale, për të cilat ligji zviceran parashikon dëbim automatik nga vendi.
Gjykatat mund të bëjnë përjashtim nga dëbimi vetëm për rastet e ashtuquajtura “të rënda” personale – veçanërisht kur bëhet fjalë për të huajt e lindur dhe rritur në Zvicër. Sidoqoftë, personi i dënuar 25 vjetët e para ose më shumë i kishte kaluar në Kosovë, ku i përkiste pakicës serbe.
Gjyqtari Hoffmann, duke arsyetuar vendimin për dëbim, po ashtu ka thënë: “Serbia nuk është zonë lufte, por një vend normalisht i zhvilluar. I dënuari flet gjuhën serbe edhe më mirë se gjermanishten”, përcjell albinfo.ch. Për më tepër, gjatë procesit gjyqësor atij i ishte nevojitur mbështetja e një përkthyesi gjyqësor serb.
Profesioni i tij, ndërtimtaria, “sigurisht që mund të ushtrohet edhe në Serbi”, ka vazhduar gjyqtari. Gjithashtu, nëna e të dënuarit ende jeton në Serbi.
Gjithashtu argumentimi, sipas të cilit personi i dënuar mund të ketë vështirësi në vendlindjen e tij aktuale, e cila sot i përket Kosovës, si pjesëtar i pakicës serbe, nuk është arsye për të hequr dorë nga dëbimi. Sipas gjyqtarit: “Serbia ka një madhësi të caktuar. Ai mund të zgjedhë se ku dëshiron të shkojë”.
Gjykata u pajtua me të akuzuarin vetëm në një pikë: Ajo heq dorë nga futja e emrit të të dënuarit në sistemin e informacionit të Shengenit. Kështu, “zona e BE -së është gjithashtu e hapur për të” ka thënë tutje gjyqtari Hoffmann.
Cilat delikte pra kanë shpënë në dëbimin e personit në fjalë? “Corpus Delicti” ishte mesenxheri i Facebook-ut Përmes këtij programi chat, ai kishte përcjellë një video shqetësuese në të cilën dy djem të mitur kryenin veprime seksuale mbi një gomar. Pastaj, në vend që ta fshinte videon ose të raportonte në polici pasi e kishte marrë, ai ia kishte përcjellë videon një shoku, transmeton albinfo.ch Mbi një muaj më vonë, ai ia kishte












