Zogaj: Shkrimi i Kurtit për vrasjen e 18 vjeçares sikur të ishte i ndonjë personi periferik, e jo si i një kryeministri

Analisti politik, Petrit Zogaj, ka reaguar ndaj shkrimit të kryeministrit, Albin Kurti, për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj. Zogaj ka thënë se reagimi i Kurtit duket sikur të reagonte ndonjë person periferik në Kosovë dhe jo kryeministri, sepse, sipas tij, Kurti ka përgjegjësi direkte në zingjirin komandues të institucioneve. “Kur je kryeminister, askujt nuk […]
Zogaj ka thënë se reagimi i Kurtit duket sikur të reagonte ndonjë person periferik në Kosovë dhe jo kryeministri, sepse, sipas tij, Kurti ka përgjegjësi direkte në zingjirin komandues të institucioneve.
“Kur je kryeminister, askujt nuk duhet me i interesu nese din me i lidhe dy rreshta apo jo, por sa je ne nivel te pergjegjesive qe i ke marre. KM Kurti ne reagimin e sotem ne lidhje me rastin tragjik te nje vazje ne Ferizaj, kishte bere nje postim sikur te ishte ndonje person periferik ne Kosove, e jo si dikush qe ka pergjegjesi direkte ne zingjirin komandues te institucioneve. Kurti edhe le te mendon qe mundet me qene vetem “kryeminister moral” i Kosoves, por kjo s’e perjashton ate nga pergjegjesia e drejtperdrejte qe ka ne qeverisje.”, ka shkruar Zogaj.
Ndryshe Kurti në shkrimin e tij në Facebook ka kërkuar që vrasësit të dalin para drejtësisë sa ma shpejtë./Periskopi/












