Zjarret në rajon, Kosova e gatshme t’i ndihmojë miqtë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është e gatshme të ndihmojë shtetet e rajonit në luftë me zjarret, shkruan Gazeta Metro. Osmani duke përmendur edhe dërgimin e ushtarëve të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK), për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë në luftën me zjarret ka thënë se pamjet nga këto vende […]
Osmani duke përmendur edhe dërgimin e ushtarëve të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK), për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë në luftën me zjarret ka thënë se pamjet nga këto vende janë zemërthyese.
“Ndërsa zjarret e egra vazhdojnë të përhapen në të gjithë rajonin, imazhet nga Shqipëria, Maqedonia, Greqia janë zemërthyese. Natën e kaluar trupat tanë të FSK-së dhe zjarrfikësit janë vendosur në Shqipëri për të ndihmuar në luftën me zjarret. Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur. Kosova qëndron gati për të ndihmuar miqtë dhe partnerët tanë”, ka shkruar Osmani.












