Zjarret e shumta përkeqësojnë cilësinë ajrit

Zjarret e shumta përkeqësojnë cilësinë ajrit

Rreziku nga përhapja e zjarreve akoma ekziston, kështu thonë ekspertët në bazë të hulumtimeve e bëra, madje kjo gjendje ka bërë që të përkeqësohet edhe cilësia ajrit në vend. Dardan Abazi nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në një intervistë për Ekonomia Online tha se temperaturat e nxehta kanë ndikuar në nivelin e ndotjes së […]

Rreziku nga përhapja e zjarreve akoma ekziston, kështu thonë ekspertët në bazë të hulumtimeve e bëra, madje kjo gjendje ka bërë që të përkeqësohet edhe cilësia ajrit në vend.

Dardan Abazi nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në një intervistë për Ekonomia Online tha se temperaturat e nxehta kanë ndikuar në nivelin e ndotjes së ajrit duke shtuar që edhe mungesa e kapaciteteve institucionale e vështirësojnë punën e një menaxhimi të duhur.

“Ndodhemi ende në një situatë të rrezikut, të muajve të verës e sidomos duke pasur parasysh që për shkak të ndryshimeve klimatike tashmë verërat po janë shumë më të nxehta sesa që normalisht kanë qenë në vendin tonë dhe kjo e rrit edhe rrezikun për djegie të pyjeve”.

“Ende kemi një menaxhim jo të mirë të pyjeve dhe mungesa e kapaciteteve institucionale ka bërë që pyjet të jenë të ndotura, zjarret në vendin tonë përveç që po dëmtojnë biodiversitetin, ato po zvogëlojnë edhe pasurinë tonë drunore dhe kualitetin e ajrit dhe kjo është një sfidë për shoqërinë”, tha Abazi.

Mes tjerash Abazi thotë se janë disa nga faktorët që po ndikojnë në cilësinë së ajrit janë: termocentralet e vjetërsuara, vjetërsia e veturave e djegia e pyjeve.

“Në bazë të hulumtimeve të shumta ka dal që jo vetëm zjarret ndikojnë në cilësinë e ajrit, fakti që kemi termocentrale të vjetërsuara të qymyrit të cilat operojnë mbi 90% të kapaciteteve të energjisë në Kosovë është një nga shkakorët kryesor të ndotjes, e pastaj edhe transporti, vjetërsia e veturave dhe shumë faktorë të tjerë që kanë ndikuar në këtë mes”, theksoi tutje ai.

Të njëjtin shqetësim e ka edhe Egzona Shala, ekologe dhe aktiviste për mbrojtjen e mjedisit, e cila tha se gjendja e cilësisë së ajrit në baza vjetore vazhdon të jetë e rrezikshme dhe e dëmshme.

“Gjendja e ajrit ka pësuar disa ndryshime të lehta sa i përket situatës me pandeminë, apo izolimit më mirë por që ato ndryshime kanë qenë në baza ditore e jo në bazë të përgjithshme. Në bazë vjetore gjendja vazhdon të jetë e dëmshme, e rrezikshme dhe nuk ka ndonjë ndryshim adekuat sepse transporti është një nga faktorët kryesor, dhe pastaj energjia dhe të tjerë”, tha Shala.

Ajo poashtu potencon se ndikimi më i madh është prej zjarreve, pastaj edhe bimësia, ujërat etj.

Shala ka apeluar që urgjentisht të veprohet nga institucionet sepse Kosova cilësohet si një nga vendet më të ndotura në botë.

“Zjarret në cilësinë  e ajrit kanë ndikim të madh, kjo për faktin e lirimit të toksinave të cilat pastaj shndërrohen në cilësi të ajrit jo të mirë që e thithim për çdo ditë, por që përpos efekteve negative kanë efekte në kohëzgjatje të tyre, në bimësi dhe sidomos në ujëra që në mënyrë të tërthortë ndikojnë në cilësinë e ajrit në vend”.

“Ajri i ndotur është një vrasës i padukshëm, po shpresoj që do ketë aksione të menjëhershme, sepse cilësohemi si shteti me cilësinë më të dobët të ajrit dhe që institucionet tona të marrin veprime të duhura dhe jo vetëm fjalë e premtime”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?