Ymeri i LDK-së del kundër barrikadimit të partive shqiptare kundër atyre serbe në Artanë

Ymeri i LDK-së del kundër barrikadimit të partive shqiptare kundër atyre serbe në Artanë

Nënkryetari i komunës së Novobërdës Bajrush Ymeri, ka folur për situatën e zgjedhjeve të fundit parlamentare ku tha se as në këtë komunë nuk kanë mundur që t’i rezistojnë një situatë që ka qenë në krejt Kosovës, ku Vetëvendosja doli e para. Por, sipas Ymerit, ishte një situatë interesante ku nga 1 mijë e 40 […]

Nënkryetari i komunës së Novobërdës Bajrush Ymeri, ka folur për situatën e zgjedhjeve të fundit parlamentare ku tha se as në këtë komunë nuk kanë mundur që t’i rezistojnë një situatë që ka qenë në krejt Kosovës, ku Vetëvendosja doli e para.

Por, sipas Ymerit, ishte një situatë interesante ku nga 1 mijë e 40 vota sa kishte Lëvizja Vetëvendosje në këtë komunë, kandidati i saj e që ishte edhe kryetar i degës atje ka marrë diku 430-40 vota ndërsa Vjosa Osmani ka marrë 640 vota ku votuesit e LDK-së e kanë votuar Osmanin që në këtë rast ishte edhe bartëse e listës.

“Ne besojmë se këto vota do të kthehen në LDK sepse shifrat në zgjedhje lokale e parlamentare ndryshojnë, ne kemi pasur edhe më herët raste të tilla kur ne kemi marrë më pak vota në zgjedhje parlamentare por më shumë në zgjedhje lokale”, është shprehur Ymeri në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Tutje, ai thotë se nuk e përkrahë idenë e barrikadimit të partive politike në baza të etnisë, pasi që edhe qytetarët serbë që jetojnë në këtë komunë janë qytetarë të Kosovës.

“Nuk e përkrahi idenë e barrikadimit të partive politike në baza etnike sepse qytetarët e komunitetit serb që jetojnë aty janë qytetarë tanë dhe jetojnë me shekuj të tërë sikur ne që jetojmë aty dhe të drejtën e votës e kanë edhe ata si ne”.

“Ata janë numerikisht më shumë se ne dhe mundësinë e fitores e kanë më të lehtë. Ajo se ka po na pengon neve është se në këtë rast votuesit që po vijnë nga Serbia po na imponojnë një qeverisje lokale dhe po kthehen nga ku kanë ardhur”, është shprehur Ymeri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?