Xhevahire Izmaku largohet nga PDK-ja, tregon edhe arsyen

Xhevahire Izmaku largohet nga PDK-ja, tregon edhe arsyen

Ish-deputetja e PDK-së Xhevahire Izmaku, ka dhënë dorëheqje nga partia pjesë e të cilës ka qenë tash e 20 vjet. Izmaku që ka qenë deputete e PDK-së në disa legjislatura, ka njoftuar në Facebook se arsyeja e largimit nga partia është se nuk beson më në vizionin dhe projektin e partisë tashmë opozitare, transmeton Periskopi. […]

Ish-deputetja e PDK-së Xhevahire Izmaku, ka dhënë dorëheqje nga partia pjesë e të cilës ka qenë tash e 20 vjet.

Izmaku që ka qenë deputete e PDK-së në disa legjislatura, ka njoftuar në Facebook se arsyeja e largimit nga partia është se nuk beson më në vizionin dhe projektin e partisë tashmë opozitare, transmeton Periskopi.

Izmaku ka njoftuar po dorëhiqet nga të gjitha pozitat që ka mbajtur deri tani në strukturat e Partisë Demokratike.

Ky është postimi i plotë i Xhevahire Izmakut në Facebook:

Të nderuar anëtarë e votues të PDK-së!

Të dashur anëtarë të PDK-së dega në Vushtrri!

Sot më duhet ta shkruaj statusin ma të padëshiruar në jetën time politike prej 20 vitesh!

Unë po jap dorëheqjen dhe po largohem nga PDK, duke nisur nga:

  • Dorëheqje nga pozita e anëtares se Këshillit Drejtues;
  • Nënkryetares sē degës së PDK-së në Vushtrri dhe përfundimisht nga të qenurit-
  • Anëtare e PDK-së!

Të nderuar miq, përkrahës dhe qytetar,

Siç e dini shumica prej jush, unë jam rritur dhe edukuar duke respektuar e çmuar vlerat njerëzore.

Jam brumosur në frymën e atdhedashurisë andaj pas përfundimit të luftës tonë të lavdishme, jam rreshtuar me burrat dhe gratë më të mira të vendit për krijimin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kam besuar dhe kontribuar me dashurinë dhe sinqeritetin më të madh në projektin e PDK-së që nga themelimi, njëjtë sikurse në shtëpinë e babës tim Adem. Njëzet e një vite rrugëtim të përbashkët, ngritje e rënie bashkë me PDK-ne dhe njerëzit më të mirë të saj.

Përgjatë rrugëtimit tim 20 vjeçar me PDK-në, kam mësuar se të qenit në një parti të madhe, përveç privilegj është edhe sfidë, si në kuptimin konceptual, poashtu dhe përmbajtësorë.

Në kuptimin konceptual, PDK-ja për mua ishte shtëpi e formimit politik, në të cilën u brumosa me tiparet politike të njerëzve që, sakrificën e tyre për lirinë e vendit e transformuan në sfidë për ndërtimin e shtetit.

Nisa si zëdhënëse e Komunës së Vushtrrisë, asambleiste e PDK-së, nënkryetare e komunës, pastaj deputete në tri mandate.

Gjithë ky rrugëtimi i imi, Kosovës, Vushtrrisë dhe votuesëve të mi, i ka sjellë shumë dobi e projekte në të mirë të përgjithshme.

Shpesh herë gjatë këtij rrugëtimi të gjatë politik edhe jeta ime dhe e familjes time është vënë në rrezik, por asnjëherë dhe askush nuk ka arritur ta zbeh qëllimin tim madhor, përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të Kosovës dhe votuesëve të mi.

Jam krenare me secilin veprim timin politik dhe këtë krenari do ta mbaj deri në frymën time të fundit.

Me keqardhje më duhet t’ju njoftoj se SOT jap dorëheqje nga të gjitha strukturat dhe funksionet e PDK-së. Vendimi për t’u larguar nga shtëpia të cilën edhe vet e kam ndërtuar, nuk ishte aspak i lehtë, por rrugët tona ndahen këtu sepse unë më tutje nuk besoj në projektin dhe vizionin e PDK-së dhe kontributi im i mëtutjeshëm aty, nuk do të ishte i sinqertë.

Votuesëve të PDK-së dhe mbështetësve të mi, ju përkulem dhe falënderohem përjetësisht, me dëshirën që të takohemi sërish në rrethana më të mira.

Me nderime;

Xhevahire IZMAKU

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?