VV bën fushatë me fjalët e Arben Vitisë se ai s’po bën fushatë për Prishtinën

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka deklaruar në konferencën e sotme për shtyp se nuk po bën e nuk do të bëj fushatë për kryetar të Prishtinës. Dhe ashtu siç “nuk ka pritur askush”, pikërisht me deklaratën se nuk po bën fushatë, militantët e VV-së bëjnë fushatë. Në grupin me mbi 200 mijë profile Facebook-u, […]
Në grupin me mbi 200 mijë profile Facebook-u, është postuar deklarata e Arben Vitisë se nuk do bëj fushatë.
“Unë s’kam folur e as s’kam postuar asnjëherë për garën time si kryetar i Kryeqytetit. Në asnjë moment unë s’kam bërë asnjë sekondë fushatë siç jeni edhe ju dëshmitarë, dhe i gjithë koncentrimi im është vetëm Ministria e Shëndetësisë dhe luftimi i pandemisë.” – ka deklaruar sot z. Vitia, përcjell Periskopi.
Për nëntë minuta, kjo deklaratë ka marrë mbi 300 pëlqime në faqen dedikuar kryeministrit Albin Kurti ku lejohen të postojnë një numër i caktuar aktivistësh dhe militantësh të Vetëvendosjes.
Statusi i plotë:
“Unë jam Arben Vitia i cili është i njëjti person edhe para vitit 2013 edhe gjatë kohës kur kam qenë Drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës e edhe kur ka qenë Ministër në Qeverinë Kurti 1 dhe tani ministër në Qeverinë Kurti 2.
Jam i njëjti Arben, por jam në kohëra të ndryshme.
Unë s’kam folur e as s’kam postuar asnjëherë për garën time si kryetar i Kryeqytetit. Në asnjë moment unë s’kam bërë asnjë sekondë fushatë siç jeni edhe ju dëshmitarë dhe i gjithë koncentrimi im është vetëm Ministria e Shëndetësisë dhe luftimi i pandemisë. Po përballemi me një variant jashtëzakonisht të rrezikshëm siç është Delta, prandaj jam i fokusuar 100% në këtë temë dhe kjo është hera e parë dhe e fundit që unë flas për garën zgjedhore deri në momentin kur Kryeministri do të vendos të më zëvendësoj.” — Arben Vitia













