Vuçiqi takohet me ambasadorin amerikan i cili dje doli kundër Kurtit: Marrëdhëniet serbo-amerikane janë në rritje

Vuçiqi takohet me ambasadorin amerikan i cili dje doli kundër Kurtit: Marrëdhëniet serbo-amerikane janë në rritje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar sot me ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Anthony Godfrey, një ditë pasi diplomati amerikan e kritikoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për qasjen në dialogun. Pas takimit, Vuçiq tha se marrëdhëniet serbo-amerikane janë në rritje. “Kam pasur një bisedë të hapur dhe miqësore me ambasadorin amerikan Anthony Godfrey, […]

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar sot me ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Anthony Godfrey, një ditë pasi diplomati amerikan e kritikoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për qasjen në dialogun.

Pas takimit, Vuçiq tha se marrëdhëniet serbo-amerikane janë në rritje.

“Kam pasur një bisedë të hapur dhe miqësore me ambasadorin amerikan Anthony Godfrey, në ambientin më të bukur të Beogradit”, shkroi Vuçiq në Instagram.

Ai e ka falenderuar SHBA-në për mbështetjen, siç tha ai, për bashkëpunimin e vendeve të rajonit.

“Faleminderit amerikanëve për mbështetjen e bashkëpunimit të vendeve në rajon dhe integrimin ekonomik, që do të thotë përparim, si për Serbinë ashtu edhe për të gjithë të tjerët në mjedisin tonë”, tha Vuçiq.

Godfrey dje në një intervistë ka folur për dialogun Kosovë – Serbi. Ai tha se palët nuk mund të vijnë në tavolinën e bisedimeve me kërkesa e të mos kenë gatishmëri për kompromis, duke konsistuar kështu në katër pikat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, të parashtruar në Bruksel ndaj palës serbe.

“Pajtohemi të gjithë se duhet të ketë dialog produktiv mes Prishtinës e Beogradit dhe se nuk mund të vihet në tryezë me kërkesa e të mos ketë gatishmëri për kompromis. Çdo marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës do të kërkojë kompromis nga dyja palët dhe duhet të ketë gatishmëri të dyanshme për të biseduar. SHBA-ja mbështet dialogun e ndihmuar nga Bashkimi Evropian. Presim që të ec në drejtimin që Beogradi dhe Prishtina të bëjnë përparim në rrugën drejt BE-së”, ka thënë Godfrey për “021.rs”.

Lidhur me projektin e “Ballkanit të Hapur”, ambasadori amerikan tha se kjo nismë shkon në dobi të rajonit.

“Jam i kënaqur që kam parë kohët e fundit hapa tutje drejt integrimit më të madh ekonomik rajonal, për t’iu treguar njerëzve se bashkëpunimi në rajon është për të mirën tyre, se e ardhmja e tyre është më e ndritur”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?