Vuçiqi i ankohet presidentit të Izraelit për njohjen e Kosovës: Na keni zhgënjyer

Vuçiqi i ankohet presidentit të Izraelit për njohjen e Kosovës: Na keni zhgënjyer

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i është ankuar presidentit të Izraelit, Isar Herzog për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti hebre. Vuçiq tha se vendimi i Izraelit ishte zhgënjim për Serbinë. Sipas deklaratës pas bisedës telefonike, përveç kësaj, Vuçiqi shprehu dëshirën që Serbia t’i përmirësojë marrëdhëniet dypalëshe me udhëheqjen e re të Izraelit, raporton […]

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i është ankuar presidentit të Izraelit, Isar Herzog për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti hebre. Vuçiq tha se vendimi i Izraelit ishte zhgënjim për Serbinë.

Sipas deklaratës pas bisedës telefonike, përveç kësaj, Vuçiqi shprehu dëshirën që Serbia t’i përmirësojë marrëdhëniet dypalëshe me udhëheqjen e re të Izraelit, raporton B92.

“Ne e konsiderojmë shumë të rëndësishme që Serbia dhe Izraeli, përmes bashkëpunimit, të kontribuojnë në zgjidhjen politike dhe paqësore të të gjitha mosmarrëveshjeve, konflikteve dhe çështjeve të hapura”, tha Vuçiq, duke shtuar se ai pret që oresidenti Herzog dhe Izraeli të vazhdojnë ta mbështesin dialogun Kosovë-Serbi.

Më 1 shkurt, Kosova dhe Izraeli zyrtarizuan vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, vendim i cili nga të dyja shtetet u cilësua si historik.

Njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Izraelit ishte paraparë në Marrëveshjen e Washingtonit, e cila ishte nënshkruar në shtator të vitit 2020 nga atëherë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, atëherë kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu pati thënë përmes një letre se këto zhvillime mund të çojnë drejt një epoke të re, në të cilën mund të përfitojnë të dyja palët.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?