Vlora Çitaku: Arben Vitia po dorëzohet nga përgjegjësitë, po i lë të vetmuar mjekët dhe qytetarët

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe Qeverinë Kurti për siç thotë ajo, ikjen nga përgjegjësia për tu marrë me rritjen alarmante të rasteve me COVID-19 për tu marr me zgjedhje lokale. Përmes një postimi në Facebook, Çitaku tha se Kosova ka shkallën më të […]
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku tha se Kosova ka shkallën më të lartë të infektimeve dhe shkallën më të ultë të vaksinimit në Evropë.
Çitaku thotë se asgjë nuk është më e rëndësishme sesa jeta e qytetarëve, andaj sipas saj kjo lloj apatie nga ana e institucioneve është e papranueshme.
Postimi i plotë:
“Mbi 1300 raste të reja sot me COVID.
Për kokë banori, Kosova ka shkallën më të lartë të infektimeve, dhe shkallën më të ultë të vaksinimit në Evropë.
Ministri i Shëndetësisë, në vend se të dorëzohet para gjendjes alarmante dhe t’i lë të vetmuar punëtorët shëndetësorë dhe qytetarët për të garuar në zgjedhje lokale, duhet urgjentisht ta decentralizojë dhe thjeshtëzojë procesin e vaksinimit duke ofruar shërbime edhe në qendrat e mjeksisë familijare, si dhe nëpër qendra mobile.
Asgjë nuk është më i rëndësishëm se shëndeti publik. Kjo lloj apatie nga ana e institucioneve është e papranueshme”.












