Vdes një fëmijë palestinez i cili u shënjestrua nga plumbat e ushtarëve izraelitë

Vdes një fëmijë palestinez i cili u shënjestrua nga plumbat e ushtarëve izraelitë

Ka vdekur fëmija palestinez Hasan Ebu en-Nil, i cili ishte objektiv i plumbave të ushtarëve izraelitë gjatë pjesëmarrjes në protestat në Rripin e Gazës nën bllokadë. Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë thuhet: “Ndërroi jetë 12 vjeçari Hasan Ebu en-Nil i cili u plagos më 21 gusht nga plumbat e ushtarëve izraelitë gjatë […]

Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë thuhet: “Ndërroi jetë 12 vjeçari Hasan Ebu en-Nil i cili u plagos më 21 gusht nga plumbat e ushtarëve izraelitë gjatë pjesëmarrjes në protestat paqësore në një vend pranë kufirit të Gazës”.

Ushtarët izraelitë ndërhynë me plumba të vërtetë dhe bomba gazi ndaj palestinezëve të cilët javën e kaluar protestuan në kufirin lindor të Gazës kundër Izraelit për shkak të 52 vjetorit të djegies së Xhamisë Al-Aksa.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza kishte njoftuar se gjatë ndërhyrjes u plagosën 40 palestinezë përfshirë 20 fëmijë dhe se më pas humbi jetën edhe një nga dy personat e plagosur rëndë.

Në deklaratë u bë e ditur se njëri prej të plagosurve rëndë është edhe 12 vjeçari Hasan Ebu en-Nil i cili ishte plagosur në kokë.

Mesazh ngushëllimi nga Hamasi

Në një mesazh ngushëllimi të publikuar nga Hamasi për vdekjen e fëmijës palestinez thuhet: “Allahu e mëshiroftë Hasan Ebu en-Nil. Shprehim ngushëllimet për familjen e tij. Gjaku i pastër i dëshmorëve tanë në Rripin e Gazës nën bllokadë vërteton se populli ynë është i lirë, duke rezistuar dhe këmbëngulës në territoret e tij”.

Ndër të tjera në mesazh vihet theksi se lufta me armikun do të vazhdojë deri kur të përfundojë pushtimi në të gjithë territoret e Palestinës./AA

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?