Vdes i burgosuri në Dubravë, ishte i dënuar me 11 vite për vrasje të rëndë

Një 84-vjeçar ka vdekur sot në Spitalin Rajonal të Pejës, i cili ishte në vuajtje të dënimit në burgun e Duvbravës për “vrasje e rëndë”. Lajmin për Express e ka konfirmuar Florent Gashi, zëdhënës në Shërbimin Korrektus të Kosovës. Gashi tha se 84-vjeçari ishte i dënuar me 11 vite burgim për vepren penale “vrasje e […]
Një 84-vjeçar ka vdekur sot në Spitalin Rajonal të Pejës, i cili ishte në vuajtje të dënimit në burgun e Duvbravës për “vrasje e rëndë”.
Lajmin për Express e ka konfirmuar Florent Gashi, zëdhënës në Shërbimin Korrektus të Kosovës.
Gashi tha se 84-vjeçari ishte i dënuar me 11 vite burgim për vepren penale “vrasje e rëndë”.
“Vdekja e tij ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Pejës, ka qenë i dënuar me 11 vite burgim për vepren penale “vrasje e rëndë”, tha Gashi për Express.
Shkaqet e vdekjes nuk dihen akoma.












