Unë kërkoj ndjesë, por nuk gjeta asgjë kundër shqiptarëve nga Bregoviç!

Unë kërkoj ndjesë, por nuk gjeta asgjë kundër shqiptarëve nga Bregoviç!

Pjesëmarrja e këngëtari serb Goran Bregoviç, në festivalin e Korçës, ka ngjallur reagime të shumta. Shkrimtari  Lis Bukuroca, është njëri nga ata të cilët nuk i është bashkuar turmës, për të kundërshtuar ardhjen e tij, madje  ai thotë se nuk ka gjetur asnjë mendim kundër shqiptarëve nga Bregoviçi. ‘‘Sipas asaj që lexova, ai meriton respekt […]

Shkrimtari  Lis Bukuroca, është njëri nga ata të cilët nuk i është bashkuar turmës, për të kundërshtuar ardhjen e tij, madje  ai thotë se nuk ka gjetur asnjë mendim kundër shqiptarëve nga Bregoviçi.

‘‘Sipas asaj që lexova, ai meriton respekt dhe mirënjohje, jo përbuzje dhe gozhdim publik!”

Nga: Lis Bukuroca

Unë nuk gjeta asnjë mendim kundër shqiptarëve nga Bregoviçi!

Ishte një reagim i imi emocional, i ndikuar, i padrejtë dhe i paarsyeshëm, që nuk mund të përligjet.

Në vitin 1961 James Stoner thoshte se grupet marrin vendime radikale. Ne po kërkojmë vendim të tillë!

Nga fillimi i viteve 1970 në psikologji kjo bindje e turmës, ku rrëshqita edhe unë, njihet si “të menduarit grupor e Janis-it” (Irwing Janis, universiteti i Yales)

Të menduarit grupor e shërbimeve sekrete ka ndikuar edhe në sulmin ndaj Irakut! Ata besonin se Iraku kishte armë bërthamore!

Pse po e urrejmë ne Goran Bregoviçin?

Ai thotë përafërsisht këtë në një intervistë: Unë e kam atin kroat katolik, nënën ortodokse serbe, bashkëshorten myslimane. Në cilën anë të rreshtohesha, kundër kujt të gjuaja, (me armë mendohet)? Kundër nënës, babait apo bashkëshortes? Prandaj mbetem asnjanës!

Hulumtova dhjetëra gazeta mbrëmë dhe sot: shqiptare, serbe, boshnjake e kroate. Nuk gjeta asgjë, pos atij fakti, të cilin e përmenda dhe se ai ishte i pari në ish-Jugosllavi, që kishte kënduar në gjuhën shqipe një rock-këngë!

Ndoshta po e urrejmë pse këndon serbisht?! Nëse është kjo, atëherë duhet ta kemi të qartë se me gjuhën nuk kemi pasur probleme, por me shtetin e Serbisë. As me popullin e Serbisë jo, por vetëm me shtetin serb! Përafërsisht atë gjuhë e flasin edhe kroatët e malazezët!

Gazeta shqiptare nuk citojnë asnjë burim që do të inkriminonte atë.

Ky mendimi i imi mbetet derisa të mos sillen prova për qëndrim të tij antishqiptar!

Unë kërkoj ndjesë edhe një herë, u kërkoj ndjesë edhe miqve të mi që kishin mendim tjetër, si Edmond Shallvari, Fahri Musliu, etj. dhe ndiej keqardhje për insinuatat dhe akuzat e pabazuara ndaj tij!

Sipas asaj që lexova, ai meriton respekt dhe mirënjohje, jo përbuzje dhe gozhdim publik!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?