U rrahën në një market në Prizren, një person bëhet për QKUK – tre të tjerë vihen në pranga

Dje Policia në Prizren kishte pranuar një informacion se në rr. “Xhemë Gostivari”, ka ndodhur një rrahje ne një market. Pas një mosmarrëveshje të çastit me një person të panjohur i cili kishte qenë i armatosur e ka sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me kokë dhe me grushte, ku i shkakton lëndime trupore dhe më […]
Viktima ka marrë ndihmën e parë mjekësore në emergjencën e spitalit e më pas është dërguar me autoambulancë për në QKUK në Prishtinë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Sektori i hetimeve në Prizren pas vëzhgimit të kamerave, kanë arritur që përmes rrugëve operative-hetimore të bëjë identifikimin, e më pas arrestimin e të dyshuarve: H. P. viti i lindjes 1998, A.K. viti i lindjes 2001 dhe K.T viti i lindjes 1999.
“Në banesën e dyshuarit H.P gjate bastisjes është gjetur dhe sekuestrua ne cilësinë e provave materiale një pistoletë- lodër dhe një këllëf i pistoletës. I dyshuari ka deklaruar se këtë pistoletë- lodër e kishte me vete kur ka ndodh rasti. Në prezencën e avokateve mbrojtës janë marr deklarata nga të dyshuarit , të cilët e pranojnë që janë përfshire në këtë rast, sipas tyre ishte një mosmarrëveshje e çastit”, njofton policia, transmeton Express.
Në lidhje me këtë rast për gjitha veprimet është njoftuar Prokurori kujdestar / Departamenti për krime te përgjithshme Prizren. Me vendim të prokurorit të shtetit , dy te dyshuarit ndalen në qendrën e ndalimit për 48 orë. Ndërsa personi i tretë me inicialet K.T., është liruar.












