Turpi i botës: Analist Pozhari paragjykon publikisht 18 vjeçaren e vdekur në Ferizaj

Analisti i njohur për qëndrimet pro-VV, Xhevdet Pozhari, ka bërë një status të turpshëm e të pandjeshëm në profilin e tij në Facebook duke nënkuptuar që një pjesë të fajësisë për ngjarjen makabre në Ferizaj ku një vajzë u dërgua e vdekur në spital e bartë edhe viktima. U raportua në media se dy personat […]
U raportua në media se dy personat e dyshuar e kishin dërguar vajzën e vdekur në spital me një veturë të tipit Audi A8.
Pikërisht tipi i veturës është bërë shkak që Pozhari të paragjykojë viktimën e rastit të tmerrshëm që ka tronditur Kosovën.
“Po aq e rëndësishme është që edhe vajzave duhet rikujtuar sa më shpesh se nuk është me rëndësi vetura Audi A8, por gomari që e nget atë.” – ka shkruar ai, përcjell Periskopi.
Një deklaratë e tillë paragjykuese duhej denoncuar ashpër nga shoqëria kosovare, e cila edhe ashtu vazhdon të sulmojë gratë në rrjetet sociale.
Statusi i plotë:
E vërtetë se ne duhet të angazhohemi shumë për edukimin e djemve në këtë shoqëri, veçanërisht për respektin ndaj gjinisë femërore dhe t’i shembim stereotipet patriarkale.
Por, poaq e rëndësishme është që edhe vajzave duhet rikujtuar sa më shpesh se nuk është me rëndësi vetura Audi A8, por gomari që e nget atë.













