Trump i bën thirrje Bidenit që të japë dorëheqje pas zhvillimeve në Afganistan

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje që Joe Biden të japë dorëheqjen pas marrjes së kontrollit dhe pushtetit në Afganistan të talebanëve – duke e përshkruar situatën aktuale si një “turp”. Sipas mediave të huaja, në një deklaratë, ish-presidenti shkroi: “Ajo që Joe Biden ka bërë me Afganistanin është legjendare. Do të jetë si […]

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje që Joe Biden të japë dorëheqjen pas marrjes së kontrollit dhe pushtetit në Afganistan të talebanëve – duke e përshkruar situatën aktuale si një “turp”.

Sipas mediave të huaja, në një deklaratë, ish-presidenti shkroi: “Ajo që Joe Biden ka bërë me Afganistanin është legjendare.

Do të jetë si një nga humbjet më të mëdha në historinë amerikane!”.

Megjithatë, vë në pah SkyNews, Trump është kritikuar ashpër për situatën në Afganistan pasi ishte administrata e tij ajo që mori vendimin për të tërhequr trupat dhe që bëri një marrëveshje me talebanët në këmbim të garancive të sigurisë.

Administrata Trump ra dakord për marrëveshjen me talebanët në shkurt 2020.

Ndryshe, Afganistani është bërë kryelajm i mediave botërore, kjo për faktin se talibanët kanë marrë nën kontroll kryeqytetin – Kabulin, duke e rrethuar nga të gjitha anët.

E kjo bëri që shumë diplomatë dhe punonjës të ambasadave të huaja të fillojnë procesin e evakuimit, nga frika se mund ta pësojnë me jetë.Në momentin që ata kanë shpallur fitoren në këtë qytet, presidenti i këtij vendi Ashraf Ghani është larguar nga vendi së bashku me kabinetin e tij – duke ia mësyrë Taxhikistanit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?