Tolaj tregon pse për pak kohë u rrit shumë numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë

Infektologu Ilir Tolaj thotë se duhet të rriten kapacitetet për të përshpejtuar vaksinimin. Theksoi se për tu mbrojtur nga varianti Delta duhet të imunizohet mbi 90 për qind e popullsisë. Tolaj ka treguar se pse për pak kohë u rrit shumë numri i të infektuarve me Covid-19. “Janë dy elemente që i kanë kontribuar kësaj […]

Tolaj ka treguar se pse për pak kohë u rrit shumë numri i të infektuarve me Covid-19.

“Janë dy elemente që i kanë kontribuar kësaj situate. Në njërën anë është prezenca e variantit Delta i cili botërisht po njihet se ka një aftësi të përhapjes më të shpejtë dhe më të lehtë në mesin e popullatës së ndjeshme. Kur them popullatë e ndjeshme mendoj në ata që nuk e kanë kaluar infeksionin dhe ata që nuk janë vaksinuar me vaksinën anti-covid”, tha Tolaj.

“Ana tjetër ka qenë që masat të cilat është dashur që të merren nga ana e autoriteteve qeveritare dhe shëndetësore kanë qenë konfuze, disa prej tyre jashtëzakonisht të vonuara për të mos thënë se në disa raste kanë qenë anakronike sepse janë lejuar të punojnë disa prej veprimtarive të cilat botërisht dihen se janë burim i infeksionit, gjegjësisht janë vend ku infeksioni përhapet shpejt, siç janë klubet e natës që u lejuan të punojnë edhe më gjatë”, theksoi ai për RTV21.

“Mendoj se autoritetet nuk e vlerësuan mirë situatën sidomos për aktivitetet e shoqërisë tonë ku grumbullimi i njerëzve është masiv ndërsa qëndrimi në ato mese të mbyllura është afatgjatë i mjaftueshëm për tu përhapur shpejt infeksioni’, tha Tolaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?