Tolaj: Kjo valë e pandemisë është më intensivja për numrin e rasteve, vaksinat mbrojnë deri në 40%

Tolaj: Kjo valë e pandemisë është më intensivja për numrin e rasteve, vaksinat mbrojnë deri në 40%

Situata me pandeminë në Kosovë dita-ditës po përkeqësohet, ku numrat e të infektuarve vazhdimisht po rritën, me ç’rast vetëm gjatë ditës së djeshme kanë rezultuar pozitivë më shumë se 2 mijë qytetarë. Infektologu, Ilir Tolaj, ka thënë se vendi po përballet me valën e katërt të pandemisë, e cila sipas tij po tregohet më intensive […]

Situata me pandeminë në Kosovë dita-ditës po përkeqësohet, ku numrat e të infektuarve vazhdimisht po rritën, me ç’rast vetëm gjatë ditës së djeshme kanë rezultuar pozitivë më shumë se 2 mijë qytetarë.

Infektologu, Ilir Tolaj, ka thënë se vendi po përballet me valën e katërt të pandemisë, e cila sipas tij po tregohet më intensive sa i përket numrit të rasteve të reja në baza ditore.

Rreth situatës me variantin Delta, Tolaj ka thënë se po vërtetohet ajo që tashmë është bërë e njohur në botë, se infeksionet me variantin Delta përhapen më shpejtë sesa infeksionet me variantet e deritashme.

“Është evident fakti se përqindja e hospitalizimeve të këtyre infeksioneve me variantin Delta janë më të ulëta në krahasim me variantet tjera, por kjo është për shkak se tash, në valën e katërt, kryesisht po sëmuren të rinjtë, të cilët edhe në shumicën e rasteve infeksionin janë duke e kaluar pa simptome ose duke u mjekuar në kushte shtëpiake”, ka thënë Tolaj.

Për atë se sa janë imunë ndaj këtij varianti, ata që janë vaksinuar vetëm një dozë, ai është shprehur se një dozë e vaksinës mbron në një përqindje më të vogël sesa imuniteti i krijuar nga të vaksinuarit me dy doza.

“Varësisht nga lloji i vaksinave, mbrojtja sillet nga 35-40%. Por edhe kjo është më mirë sesa të jemi plotësisht të pavaksinuar”, ka shtuar Tolaj.

I pyetur se cili është varianti mbizotërues në Kosovë, infektologu ka theksuar se në vend tash janë duke mbizotëruar plotësisht infeksionet e shkaktuara nga varianti Delta. Kështu sipas tij, është situata në krejt hemisferën veriore të globit.

Për rrezikshmërinë e shfaqjes së ndonjë mutacioni tjetër virusal Tolaj është shprehur se disa viruse përjetojnë mutacione më të shpeshta dhe më të shpejta, e disa të tjerë më të rralla dhe më të ngadalshme, andaj sipas tij virusi shkaktar i COVID-19 nuk është ndër viruset që përjetojnë mutacione të shpeshta dhe të shpejta të rëndësishme klinike.

“Por, padyshim, nëse nuk e krijojmë shpejt nivelin e duhur të imunitetit kolektiv, që tash, pas shfaqjes së variantit delta, po del të jetë 90%, i cili do ta ndërpresë qarkullimin e virusit nëpër botë, atëherë do të ketë edhe variante të reja mutante të virusit shkaktar të COVID-19”, ka thënë Tolaj.

Ai ndër të tjera beson se do të jemi dëshmitarë të vazhdimësisë së kësaj vale për një periudhë të caktuar, valët e reja nuk shkaktohen njëkohësisht afër njëra-tjetrës.

Tolaj ka potencuar se njerëzit e vaksinuar mund të infektohen me virus sërish dhe në raste të caktuara edhe mund ta përcjellin virusin te të tjerët për disa ditë. Por ky skenar sipas tij është i kufizuar, ndërsa infektueshmëria e këtyre personave është më e pakët sesa e atyre që janë infektuar e që paraprakisht nuk kanë qenë të vaksinuar.

“Të gjitha vaksinat e deritashme janë efikase edhe kundër variantit delta. Me siguri vaksinat që do të prodhohen në të ardhmen do të jenë edhe me potente edhe kundër këtij varianti dhe varianteve tjera të mundshme”

Andaj sipas infektologut, Ilir Tolaj, është me rëndësi që sa më shumë njerëz të vaksinohen sa më shpejt që është e mundur./klankosova/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?