Tërhiqet edhe i fundit këngëtar kosovar që do të merrte pjesë në festën e birrës në Korçë

Tërhiqet edhe i fundit këngëtar kosovar që do të merrte pjesë në festën e birrës në Korçë

Shemsi Krasniqi nga grupi “Ilirët” është tërhequr nga pjesëmarrja në Festivalin e Birrës në Korçë. Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, këngëtari tha se do ta respektojë mendimin e shumicës që nuk duhet kënduar për shkak të pjesëmarrjes së Goran Bregoviq. Tutje ai tha se ka menduar që kjo ka lidhje me artin […]

Tutje ai tha se ka menduar që kjo ka lidhje me artin por ka gabuar, por shtoi se nuk është politikan.

“Unë kam menduar se kjo ka lidhje me art, po nuk paska lidhje me art. Unë kam gabuar pak, e pranoj gabimin tim se jam muzikant, nuk jam politikan, nuk merrem me politikë. Kjo ka marrë konotacion politik dhe për këtë shkak kam vendosur të tërhiqem nga ky event, pasi shumica më kanë sygjeru të mos marrë pjesë. Unë nuk do t’i kundërvihem kërkesave tua, do ta respektoj shumicën dhe nuk do të shkojë në Korçë”, u shpreh këngëtari.

Ai tha se ka pasur dëshirë të këndojë në Korçë, por do të këndojë në rast se Bregoviq tërhiqet nga lista e pjesëmarrësve në festë.

“Kam pas dëshirë të shkoj në Korçë se s’kam kënduar kurrë në Korçë, kam pasur dëshirë ta këndoj këngën “Xhamadani vija vija” këngën për Adem Jasharin, por s’do të shkojë. Nëse ndodh që ai muzikanti të mos marrë pjesë, do të jem aty, por unë nuk do të jem në eventin e birrës në Korçë”, u shpreh ai.

Deri sot Shemi ishte i vetmi nga Kosova që do të performonte para publikut në Korçë.

 

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya