Talibanët vrasin familjarin e gazetarit të Deutsche Welles

Talibanët në përndjekje të një gazetari të Deutsche Welles, kanë qëlluar për vdekje një anëtar të familjes së tij dhe kanë plagosur rëndë një tjetër. Talibanët kishin kërkuar shtëpi më shtëpi për gazetarin, që ndërkohë punon në Gjermani. Pjesëtarë të tjerë të familjes së gazetarit mundën të largoheshin në sekondat e fundit dhe janë në […]
Talibanët në përndjekje të një gazetari të Deutsche Welles, kanë qëlluar për vdekje një anëtar të familjes së tij dhe kanë plagosur rëndë një tjetër. Talibanët kishin kërkuar shtëpi më shtëpi për gazetarin, që ndërkohë punon në Gjermani. Pjesëtarë të tjerë të familjes së gazetarit mundën të largoheshin në sekondat e fundit dhe janë në arrati.
Drejtori i Përgjithshëm i Deutsche Welles, Peter Limbourg e dënoi ashpërsisht vrasjen dhe kërkoi nga qeveria gjermane të veprojë. “Vrasja e një familjari të afërm të njërit prej redaktorëve tanë është shumë tragjike dhe provon rrezikun akut, në të cilin ndodhen punonjësit tanë dhe familjet e tyre në Afganistan. Talibanët si në Kabul edhe në provinca me sa duket kanë filluar të kërkojnë në mënyrë të organizuar për gazetarët. Nuk ka më kohë!”












