Talibanët paralajmërojnë SHBA’në: Nëse vonoheni në largimin e trupave ushtarake nga Afganistani, do të ketë pasoja

Talibanët paralajmërojnë SHBA’në: Nëse vonoheni në largimin e trupave ushtarake nga Afganistani, do të ketë pasoja

Afati për tërheqjen e trupave nga Afganistani është vetëm pak ditë larg dhe evakuuimi i dëshpëruar i njerëzve po përballet me zvarritje të mëdha. Talibanët u takuan me gazetarë të Sky News në Doha, para të cilëve lëshuan një paralajmërim për forcat e SHBA-së. “Është një vijë e kuqe, Presidenti Biden pati thënë se në […]

Talibanët u takuan me gazetarë të Sky News në Doha, para të cilëve lëshuan një paralajmërim për forcat e SHBA-së.

“Është një vijë e kuqe, Presidenti Biden pati thënë se në 31 gusht do të tërhiqnin të gjitha forcat e tyre ushtarake dhe nëse e zgjasin këtë afat, do të thotë se po zgjasin pushtimin. E po ndodhi kjo, do të ketë reagim. Nëse SHBA-ja apo Britania e Madhe kërkojnë kohë shtesë për evakuimet, përgjigja është ‘jo’. Në të kundërtën, do të ketë pasoja”, tha zëdhënësi i grupit militant, Suhail Shaheen.

Komentet e tij erdhën në kohën kur kryeministri britanik Boris Johnson pritet të përcjellë personalisht një apel me Joe Biden për zgjatjen e afatit të largimit të trupave nga Afganistani, me qëllim që një numër më i madh njerëzish të arrijnë t’i largohen sundimit të terrorit taliban.

Skenat e dëshpëruara vazhdojnë në aeroportin e Kabulit, ku njerëzit janë të përgatitur për çdo gjë, e madje të rrezikojnë edhe jetët e tyre vetëm që të largohen. Propaganda talibane nuk e pranon këtë, raporton TCH.

Pavarësisht pamjeve tragjike të njerëzve që u kapën në rrotat e avionit e disa ranë nga lartësia, Shaheen, tha se e gjithë kjo është thjesht emigracion ekonomik.

“Mund t`ju siguroj se nuk bëhet fjalë për shqetësime apo për frikë. Ata thjesht duan të shkojnë në vendet perëndimore sepse këtu në Afganistan, ka varfëri të madhe”, u shpreh zëdhënësi taliban.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?