Talibanët nuk kanë të ndalur, marrin edhe dy kryeqytete rajonale

Talibanët po vazhdojnë që ta zgjerojnë territorin që e kanë nën kontroll në Afganistan. Të shtunën, ata i morën nën kontroll kryeqytetet e provincave Paktika dhe Kunar. Sharan, kryeqytet i provincës Paktika, u mor nën kontroll nga talibanët të shtunën në mëngjes, konfirmoi kryetari i këshillit rajonal, shkruan BBC. Ai tha se Departamenti i Inteligjencës, […]
Sharan, kryeqytet i provincës Paktika, u mor nën kontroll nga talibanët të shtunën në mëngjes, konfirmoi kryetari i këshillit rajonal, shkruan BBC.
Ai tha se Departamenti i Inteligjencës, Zyra e Guvernatorit, stacioni qendror i policisë dhe burgu lokal tani janë nën kontrollin e talibanëve. Qyteti Sharan shtrihet 200 kilometra në jug të kryeqytetit Kabul.
Asadabadi, kryeqytet i provincës Kunar, gjithashtu u mor nën kontroll nga talibanët të shtunën, i tha televizionit BBC një deputet lokal.
Pamje të paverifikuara, të publikuara në rrjete sociale, shfaqin njerëz duke e valëvitur flamurin e talibanëve dhe duke ecur rrugëve. Asadabadi shtrihet 235 kilometra në lindje të Kabulit.
Talibanët tashmë e kanë nën kontroll më shumë se gjysmën e kryeqyteteve rajonale të Afganistanit.












