Talebanët të pamëshirshëm: Nuk zgjasin afatin e largimit të trupave të huaja

Talebanët nuk do të zgjasin afatin e fundit për evakuim që është më 31 gusht, ka thënë një zyrtar i saj. Data 31 është vija e kuqe, ka deklaruar Suhail Shaheeni. Ai tha që presidenti Biden ka deklaruar që trupat do të largoheshin deri më atë datë, dhe që nëse e zgjasin afatin kjo do […]
Data 31 është vija e kuqe, ka deklaruar Suhail Shaheeni. Ai tha që presidenti Biden ka deklaruar që trupat do të largoheshin deri më atë datë, dhe që nëse e zgjasin afatin kjo do të nënkuptonte zgjatje të okupimit të Afganistanit.
Ai ka paralajmëruar për pasoja nëse një gjë e tillë ndryshon, raporton BBC, përkthen Periskopi nga BBC.
Kryeministri britanik Boris Johnson ka pritur që të përdor takimin emergjent të G7-së të martën për t’i kërkuar presidentit Biden që të shtyjë tërheqjen e trupave amerikane në mënyrë që të më shumë evakuime të ndodhnin nga ajroporti i Kabullit.
Mijëra afganë dhe të huaj ende po provojnë të zënë një fluturim për të ikur nga Afganistani. /Periskopi












