Talebanët: Gratë afgane mund të shkojnë në universitet, por jo në të njëjtat salla me burrat

Talebanët: Gratë afgane mund të shkojnë në universitet, por jo në të njëjtat salla me burrat

Pushtetarët e rinj talebanë në Afganistan kanë deklaruar dje se do të lejojnë që gratë të studiojnë në universitet, por jo në dhoma të njëjta me burrat. Ministri i Arsimit të lartë në detyrë i grupit shtoi mes të tjerash se mësuesit meshkuj nuk do të lejohet t’u japin mësim grave. Talibanët janë duke krijuar […]

Ministri i Arsimit të lartë në detyrë i grupit shtoi mes të tjerash se mësuesit meshkuj nuk do të lejohet t’u japin mësim grave.

Talibanët janë duke krijuar kuadrin e qeverisë së re të vendit, pasi kanë nën kontroll të gjithë 34 provincat e vendit, përveç njërës. Ata kanë thënë se do të qeverisin sipas interpretimit të ligjit islamik të Sheriatit.

Deri tani grupi është përpjekur të sigurojë qytetarët afganë dhe komunitetin ndërkombëtar se nuk do të shtypin të drejtat e grave si më parë, por shumë dyshojnë në sinqeritetin e militantëve për çështjen, raporton Top Channel.

“Njerëzit në Afganistan do të vazhdojnë arsimin e tyre të lartë të qetë sipas ligjit të Sheriatit, pa pasur ambiente të përziera meshkuj e femra”, tha ministri taliban në detyrë Abul Baqi Haqqani. “Burrat nuk do të lejohet t’u mësojnë vajzave”.

Haqqani shtoi se do të bëhen ndryshime në kurikulat për të shtuar në mësime vlerat islamike, kombëtare e historike, si dhe për të konkurruar me vende të tjera.

Gjatë qeverisjes së ish president Ashraf Ghani, qeveria e të cilit u përmbys kur talibanët kapën Kabulin më 15 gusht, të drejtat e grave ishin zgjeruar, duke lejuar që ato të punonin e të studionin.

Herën e fundit kur talibanët ishin në pushtet në vitet 1996 deri në 2001, ata vendosën një regjim të ashpër islamik, duke ndaluar gratë e vajzat të studionin, apo duke ekzekutuar publikisht kundërshtarët politikë.

Kësaj here ata premtojnë të jenë ndryshe, si për të drejtat e grave ashtu dhe për pranimin e minoriteteve në qeveri, përfshi dhe presidentin e përmbysur Hamid Karzai.

Ata kanë dërguar gjithashtu përfaqësues për bisedime me minoritetin musliman Shiite Hazara, të cilët u dhunuan ashper nga Talibanët në vitet 1990-të.

Në disa pjesë të vendit kishte lehtësim për deklaratat, ndërsa të tjerë kërkonin vepra dhe jo fjalë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?