Talebanët bllokojnë hyrjen e aeroportit të Kabulit, reporterja e CNN përballet me militantët

Talebanët bllokojnë hyrjen e aeroportit të Kabulit, reporterja e CNN përballet me militantët

Situata në aeroportin e Kabulit mbetet e ndërlikuar dhe e dhunshme, disa ditë pasi talebanët morën kontrollin e qytetit. Shumë qytetarë afganë që kanë bashkëpunuar me forcat e koalicionit duan të largohen por talebanët kanë bllokuar aksesin. Gazetarja e CNN  Klarisa Ward, sfidon rrezikun nga militantët dhe raporton mes krismave për situatën në aeroport. Zona […]

Situata në aeroportin e Kabulit mbetet e ndërlikuar dhe e dhunshme, disa ditë pasi talebanët morën kontrollin e qytetit.

Shumë qytetarë afganë që kanë bashkëpunuar me forcat e koalicionit duan të largohen por talebanët kanë bllokuar aksesin.

Gazetarja e CNN  Klarisa Ward, sfidon rrezikun nga militantët dhe raporton mes krismave për situatën në aeroport.

Zona e fundit e kontrolluar nga amerikanët në Afganistan, mbikëqyret tani nga talebanët.

“Shikoni, talebanët janë kudo, nuk lejojnë më njeri… Kemi ardhur në aeroportin e Kabulit për të parë se si mund të hyjnë njerëzit aty… dëgjojmë të shtëna në çdo moment. Shumë shpejt u përballëm me një luftëtar të zemëruar taleban. Ai më tha të mbuloj fytyrën po nuk do të komentojë për shkopin që mban në dorë. Luftëtari na thotë se për skenat kaotike, fajin e ka Amerika. Shkaku i gjithë kësaj është Amerika në Afganistan, na thotë. Shikoni se ç’po ndodh. Amerika po vepron padrejtësisht me ta, pse po i gënjen dukë u thënë se mund të shkojnë në SHBA. Pse nuk i ndihmon në vendin e tyre. Vazhdojmë të ecim për të shmangur konfrontimin. Një burrë na ndjek për të na kërkuar mendim”.

Burri: Si mund të hyjmë në bazë?

Klarisa Ward: Si mund të hyni në bazë? A i keni dokumentet?

Burri: Për të hyrë jo por më shkruajnë me e-mail e më telefonojnë.

Klarisa Ward: Punoje për një kompani italiane?

Burri: Po, italiane. Të tjerë na rrethuan, për të na treguar dokumentet.

Klarisa Ward: Keni qenë përkthyes?

Burri i dytë: Po, përkthyes. Kanë punuar të gjithë për amerikanët dhe nuk mund të hyjnë dot në atë aeroport.

Luftëtarët talebanë janë pak të zemëruar me ne prandaj le të ecim. Vendosim të ikim në drejtim të makinës sonë.

Luftëtari mbështetet te kallashnikovi i tij dhe shtyn përmes turmës, siç mund të shihni disa nga luftëtarët talebanë janë shumë nervozë, është një situatë shumë e rrezikshme. Papritur dy talebanë të tjerë vërsulen drejt nesh. Mund të shihni tytën e pushkës së ngritur, për të sulmuar producentin. Kur luftëtarëve iu tha se kemi lejen të filmojmë, ulën armët dhe na lanë të kalojmë”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?