Taivani merr vendim për t’i vrarë 154 mace me çmim të lartë: Bëhen protesta popullore, reagon edhe presidentja

Një vendim nga autoritetet e Taivanit për t’i vrarë përmes eutanazisë 154 mace ka shkaktuar trazira dhe ka kërkuar ndryshim të ligjit. Rojet bregdetare kishin interceptuar një anije peshkimi nga Kina të enjten. Pasi kishin bërë skanimin për Covid, zyrtarët morën anijen e peshkimit dhe zbuluan 62 kafazë ku ndodheshin plot mace të racave të […]
Rojet bregdetare kishin interceptuar një anije peshkimi nga Kina të enjten. Pasi kishin bërë skanimin për Covid, zyrtarët morën anijen e peshkimit dhe zbuluan 62 kafazë ku ndodheshin plot mace të racave të ndryshme.
Këto kafshë vlerësohet se kishin çmimin e 10 milionë dollarëve të rinj taivanezë [ose rreth 500 mijë euro).
Për këto kafshë u mor vendimi që t’i nënshtroheshin eutanazisë të shtunën, e që ndodhi të ishte Dita Ndërkombëtare e Kafshëve të Pastrehë, raporton Guardian, përkthen Periskopi.
Zyrtarët qeveritarë po ashtu thanë se vendimi për t’i vrarë macet ishte për shkak të origjinës së panjohur dhe rrezikut që përbënin në biosiguri, por masa drastike është protestuar ashpër nga taivanezët.
Taivani ka shkallë të lartë të pronësisë së kafshëve shtëpiake, një industri kjo në lulëzim.
Protestat nxitën edhe reagimin publik të presidentes së Taivanit, Tsai Ingwen, e cila po ashtu mban dy mace të cilat i shfaq shpesh në postimet në media.
Tsai tha që ishte e trishtuar nga ky vendim, por për vdekjet e tyre fajësoi kontrabanduesit./Periskopi












