Tahiri: VV e mbylli sesionin në Kuvend me kapjen e Zyrës së Auditorit

Tahiri: VV e mbylli sesionin në Kuvend me kapjen e Zyrës së Auditorit

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, tha sot pas mbylljes së sesionit parlamentar të Kuvendit të Kosovës se Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti e kanë shfrytëzuar shumicën parlamentare për të kapur institucionet vitale të shtetit. Ai tha në konferencë për media se Albin Kurti dhe deputetët e Vetëvendosjes e kanë […]

Ai tha në konferencë për media se Albin Kurti dhe deputetët e Vetëvendosjes e kanë shfrytëzuar punën 150 ditëshe në Kuvend për të shkarkuar borde të institucioneve të pavarura, menaxhmete profesionale dhe për të emëruar familjarët e ministrave të Vetëvendosjes, familjarët e Presidentes së Kosovës dhe nipat, mbesat, hallat e tezet e tyre.

“Atë që e kam thënë nga fillimi i punës së kësaj mazhorance, edhe sot u konfirmua se Vetëvendosje dhe Albin Kurti janë shndërruar në ndërmarrjen më të madhe të punësimeve familjare. Derisa e nisën sesionin parlamentar me shkarkime e emërime familjare, sot Albin Kurti e mbylli sesionin parlamentar me kapjen edhe të njërit prej institucioneve më të rëndësishme të Kosovës, siç është Zyra e Auditorit të Përgjithshëm. Albin Kurti, sot emëroi Auditore të Përgjithshme motrën e këshilltares së tij”, tha Tahiri, përcjell Telegrafi.

Ai tha se standardin që Kosova e pati ndërtuar me shumë mund dhe ndihmë të partnerëve tanë strategjik ndërkombëtar, që Zyra Kombëtare e Auditorit të jetë i pavarur, i paanshëm dhe kredibil, sot Albin Kurti e rrënoi, e kapi për ta përdorur si instrument të pushtetit të tij personal.

“Nga sot, raportet e Auditorit të Përgjithshëm për institucionet qendrore të Kosovës, për Komunat dhe institucionet e tjera të pavarura, përfshirë raportet për sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës, do të shkruhen në Zyrën e Albin Kurtit dhe ai do të jetë autori i degradimit dhe besueshmërisë së këtij institucioni”, tha Tahiri.

Duke folur për punën gjatë këtij sesioni parlamentar, shefi I Grupit Parlamentar të PDK-së tha se prej themelimit të Kuvendi të Kosovës, kjo është mazhoranca më e dobët parlamentare të cilën e udhëheqë Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti.

“Për 150 ditë qeverisje, Kuvendi i Kosovës i ka miratuar vetëm 4 ligje.

Asnjëri prej këtyre ligjeve nuk lidhet me zbatimin e premtimeve që i ka dhënë Albin Kurti gjatë fushatës para qytetarëve. Kjo flet më së miri për paaftësinë e kësaj Qeverie dhe këtyre deputetëve të shumicës parlamentare”, tha ai.

Tahiri ka thënë se gjatë punës në këtë sesion parlamentar, PDK si lidere opozitare ka ngritur në vazhdimësi zërin kundër vendimeve arbitrare të shumicës parlamentare të Vetëvendosjes dhe vlerësoi se në disa raste ka pasur suksese të mëdha në mbrojtje të rendit kushtetues dhe institucioneve të pavarura.

“Me iniciativë të Grupit Parlamentar të PDK-së, kemi denoncuar krimin ekonomik që kjo shumicë parlamentare e Vetëvendosjes e bëri në Kuvend, kur vendosi që të paguaj 11 milionë euro për energjinë elektrike në veri. Jemi të bindur që Gjykata Kushtetuese do të nxjerr vendim që i konfirmon argumentet tona”, tha Tahiri, duke përmendur po ashtu edhe denoncimet tjera që i kanë bërë për shkarkimet e anëtarëve të bordeve të institucioneve të pavarura.

“Gjatë këtij sesioni Parlamentar, përballë këtij pasiviteti dhe përballë paditurisë së partisë në pushtet, ne kemi ftuar pesë debate parlamentare për abuzimet dhe keqpërdorimet e kësaj qeverie, si në shëndetësi, në arsim, në ekonomi, në infrastrukturë dhe së fundmi për raportimin e punës 100 ditëshe. Po ashtu, ne kemi ndërmarrë edhe iniciativa ligjore si deputetë, pasi që Qeveria jo vetëm që nuk ka vizion, por as edhe nuk i ka përmendur në programin e saj temat siç janë ligji për TVSH-në, ligji për çmimet e produkteve medicinale e të tjera”, tha Tahiri.

Ai theksoi se në sesionin e ardhshëm parlamentar i cili fillon në mesin e muajit shtator, PDK si lidere e opozitës do të bëjë edhe më shumë për të ndalur keqqeverisjen e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?