Tahiri: Jemi vendi me numrin më të vogël të të vaksinuarve në kontinentin e Evropës, Qeveria të veprojë

Deputeti I PDK-së Ablerad Tahiri, ka thënë se duhet një prezencë më e madhe institucioneve shëndetësore në zonat rurale për të nxitur vaksinimin e qytetarëve. Tahiri i ka bërë thirrje qeverisë dhe ministrit të shëndetësisë Arben Vitia që të angazhohen më shumë rreth këtij procesi. “Ne Jemi vendi me numrin më të vogël të vaksinuarve […]
Deputeti I PDK-së Ablerad Tahiri, ka thënë se duhet një prezencë më e madhe institucioneve shëndetësore në zonat rurale për të nxitur vaksinimin e qytetarëve.
Tahiri i ka bërë thirrje qeverisë dhe ministrit të shëndetësisë Arben Vitia që të angazhohen më shumë rreth këtij procesi.
“Ne Jemi vendi me numrin më të vogël të vaksinuarve në kontinentin e Evropës dhe nëse nuk do të kemi një angazhim më të madh të Qeverisë ne do të vazhdojmë të jemi vendi me numrin më të vogël të qytetarëve të vaksinuar”, tha Tahiri.
“Prandaj i bëj thirrje ministrit Vitia dhe Qeverisë që të ketë angazhim më të madh. Java që vjen le ta gjejë Kosovën me masa shtesë « tha tutje deputeti Tahiri./Periskopi/












