Tahiri i AAK-së-Qeverisë: Keni dështu totalisht me pandeminë, veproni me urgjencë

Deputeti i AAK-së Besnik Tahiri ka thënë se qeveria e Kosovës ka dështuar totalisht në procesin e vaksinimit të qytetarëve të Kosovës kundër Covid-19. Tahiri ka kërkuar nga Qeveria që të veprojë me urgjencë në këtë drejtim, sepse gjendja në Kosovë edhe më e keqja në rajon sa i përket pandemisë. “Tek vaksinimi është se […]
Deputeti i AAK-së Besnik Tahiri ka thënë se qeveria e Kosovës ka dështuar totalisht në procesin e vaksinimit të qytetarëve të Kosovës kundër Covid-19.
Tahiri ka kërkuar nga Qeveria që të veprojë me urgjencë në këtë drejtim, sepse gjendja në Kosovë edhe më e keqja në rajon sa i përket pandemisë.
“Tek vaksinimi është se Qeveria ka dështu totalisht në vetëdijesimin, edukimin, në planin operacional të vaksinimit në masë të qytetarëve të Kosovës. E ka neglizhuar situatën duke u thirrur në uljen e rasteve, dhe tani kur gjendja është me e keqe në rajon e ftojmë qeverinë që me urgjencë të ndërmerr veprimet e vaksinimit në masë. Është e padrejtë tu drejtohet gishti qytetarëve të Kosovës dhe të adresohet kritika ndaj opozitës”, tha Tahiri, përcjell Periskopi.












