Sveçla për aktakuzën e ngritur ndaj tij: Nuk kam pasur njohuri

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se nuk ka pasur njohuri se ka aktakuzë ndaj tij. Sveçla akuzohet për pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm. “Nuk kam qenë në njohuri. Unë kam qenë i arrestuar disa herë, kjo është botërisht e ditur. Nuk kam qenë në dijeni se ka […]
Sveçla akuzohet për pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm.
“Nuk kam qenë në njohuri. Unë kam qenë i arrestuar disa herë, kjo është botërisht e ditur. Nuk kam qenë në dijeni se ka proces aktiv, duke qenë se janë tetë vjet nga ajo ngjarje. Prapë po them aktivitetet kanë qenë publike dhe sikurse shumica absolute e aktivistëve të Vetëvendosjes edhe unë jam i bindur se kemi pasur të drejtë të qëndrojmë pas këtyre aktiviteteve. Absolutisht, koha ka mbrojtur këto aktivitete. Përvojat tona, realiteti i sotëm, i jep të drejtë, rilegjitimon këto aktivitete të Vetëvendosjes”, ka thënë Sveçla në Interaktiv të KTV-së.












