Studimi britanik: Mpiksja e gjakut nga vaksina AstraZeneca ka vdekshmëri të lartë

Studimi britanik: Mpiksja e gjakut nga vaksina AstraZeneca ka vdekshmëri të lartë

Ndonëse shumë i rrallë, një sindrom i mpiksjes së gjakut pas dozës së parë të vaksinës së kompanisë AstraZeneca paraqet rrezik të lartë për vdekje dhe mund të shfaqet te personat e rinj dhe të shëndoshë, sipas hulumtuesve britanikë. Të dhënat tregojnë se te personat nën moshën 50-vjeçare, mpiksja e gjakut shfaqet te një person […]

Të dhënat tregojnë se te personat nën moshën 50-vjeçare, mpiksja e gjakut shfaqet te një person në çdo 50.000 njerëz që e kanë marrë vaksinën, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Shkencëtarët i ekzaminuan simptomat, shenjat dhe rezultatet në 220 raste të vërtetuara dhe të mundshme, të cilat u paraqitën në spitalet britanike mes 22 marsit e 6 qershorit të këtij viti.

“Është me rëndësi që të thuhet se ky lloj i reagimit ndaj vaksinës së AstraZeneca-s dhe Oksfordit është shumë i rrallë”, tha Dr. Sue Pavord, udhëheqëse e analizës së publikuar në revistën “The New England Journal of Medicine”.

Por për ata që kanë mpiksje të gjakut, rezultatet mund të jenë shkatërruese, shtoi ajo. “Kjo shpesh i prek të rinjtë, personat e shëndoshë që e marrin vaksinën dhe ka shkallë të lartë të vdekshmërisë. Është veçanërisht e rrezikshme, kur pacienti ka sasi të ulët të trombociteve dhe gjakderdhjes në tru”, tha Pavord.

50 për qind e rasteve në analizë nuk kishin pasur sëmundje në të kaluarën dhe duket se nuk ka faktorë të veçantë individualë të rrezikut për këtë sindrom, thotë Beverley Hunt, profesoreshë e trombozës dhe hemostazës në King’s College London.

Hulumtuesit zbuluan në analizë se sindromi i njohur edhe me shkurtesën VITT la të vdekur 23 për qind të personave që ishin pjesë e studimit. Rreziku nga vdekja rritet në 73 për qind te pacientët me nivel të ulët të trombociteve dhe gjakderdhjes në tru pas mpiksjes së gjakut në tru.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?