Specializantët të pakënaqur, ankohen se po u ndërrohet vendi ku duhet të shërbejnë për vaksinim

Specializantët të pakënaqur, ankohen se po u ndërrohet vendi ku duhet të shërbejnë për vaksinim

Me planin për veprim për vaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19, Ministria e Shëndetësisë (MSH) kishte planifikuar të fuqizojë kapacitetet njerëzore, duke angazhuar staf mjekësor, rreth 190 specializantë dhe rekrutimin e 422 infermierëve. Megjithëse u angazhuan, specializantët shprehen të pakënaqur me procesin e vaksinimit. Njëri nga specializantët e angazhuar nga MSH, në kushte anonimiteti deklaroi për […]

Megjithëse u angazhuan, specializantët shprehen të pakënaqur me procesin e vaksinimit.

Njëri nga specializantët e angazhuar nga MSH, në kushte anonimiteti deklaroi për Telegrafin, se procesi i vaksinimit po përcillet me parregullsi të shumta rreth menaxhimit.

“MSH në procesin e vaksinimit ka angazhuar nga dy muaj secilin specializant, përkundër që është interes nacional dhe askush nuk e refuzon po vazhdon të përcillet me parregullsi në kuptimin e menaxhimit. Fillimisht ne kemi dhënë adresat tona të vendbanimeve që na janë kërkuar. Problemi ynë qëndron në caktimin e komunave ku kemi shërbye, kemi kolegë nga Prishtina me vendbanim dhe janë dërguar në Prizren. Tash, llogarit kohën, lodhjen, udhëtimin çdo ditë, për aq kilometra pa pagesë edhe sikur të ishte me pagesë, kjo tejkalon pagën tonë sepse harxhimet janë të larta. Pra, përkundër kërkesave tona të vazhdueshme ata na rikthy e-mail me kërcënime se kush nuk merr pjesë në vaksinim do të pasojë dënimi dhe ndëshkimi sipas ligjeve në fuqi”, deklaroi ai.

Tutje, specializanti, i cili kërkoi të mos bëhet publike emri i tij, tha se ai po detyrohet të shërbejë në Mitrovicë, përkundër se vendbanimi i tij është në Prishtinë.

“Unë për shembull vendbanimin e kam në Prishtinë, jam caktuar në Mitrovicë, edhe vendbanimin e kanë cek që jam nga Mitrovica, ju kam treguar që nuk jam dhe ju kam kërkuar që të më rikthejnë në komunën ku jetoj ose në regjionin e Prishtinës që përfshinë komunat e saj”, shtoi ai.

Ndërkaq, në email të cilën kanë pranuar specializantët nga MSH, thuhet se nëse specializantët nuk paraqiten në qendrën e vaksinimit, atëherë ndaj tyre do të merren masa.

Ndryshe, MSH në planin e përpiluar për vaksinim kishte thënë se stafi i angazhuar në procesin e vaksinimit do të trajnohet për administrimin e vaksinave kundër COVID-19, me mbështetjen e Bankës Botërore.

MSH kishte kërkuar nga të gjitha komunat të definojnë numrin e vullnetarëve të nevojshëm për angazhim gjatë procesit të vaksinimit në masë, të cilët do të mbështeten nga KKK dhe UNICEF.

Ndryshe, në 24 orët e fundit janë dhënë 19.248 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës, kurse deri më sot 192.503 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?