S’ka termine për prishtinasit për t’u vaksinuar, MSH-ja premton zgjidhje por s’lëviz

Pas rritjes së numrit të qytetarëve që po dëshirojnë të vaksinohen, janë shfaqur edhe probleme për caktimin e termineve. Qytetarë të shumtë të Kosovës po ankohen se nuk po ka termine të lira për vaksinim pavarësisht premtimeve dhe thirrjes së Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë që qytetarët të vaksinohet masivisht. Në platformën online që është […]
Në platformën online që është krijuar për të caktuar termin, qytetarët e Kosovës tash e sa ditë po ankohen se nuk po kanë mundësi që të vaksinohen meqë nuk ka termine të lira.
Çfarë thonë dhe cili është plani i Ministrisë së Shëndetësisë për këtë problem?
Periskopi ka pyetur Ministrinë e Shëndetësisë për të situatën e krijuar me termine dhe kanë thënë se do të shtohen ekipe të reja që do të krijojnë mundësi për vaksinim.
“Prishtina ka numër më të madh të kërkesave dhe termineve, sepse ka edhe më shumë banorë, prandaj edhe terminet për disa ditë të ardhshme janë plotësuar. Megjithatë, do të shtohen ekipe të reja në Prishtinë dhe do të gjenerohen sa më shumë termine që ka mundësi si për Prishtinën ashtu edhe për komunat e tjera. Asnjë qytetar që shpreh interesimin për vaksinim nuk do të mbetet pa u vaksinuar.”, thuhet në përgjigjen e MSH’së dhënë Periskopit.
Pavarësisht kësaj përgjigje zyrtare nga MSH, deri më tani nuk është parë krijimi i hapësirave të reja për vaksinim dhe se deri më tani qendrat e vaksinimit në vend janë duke u ballafaquar me radhë të gjata të pritjes.
Ndryshe, deri më tani në Kosovë janë dhënë 602 mijë e 231 vaksina. Me dozën e parë janë vaksinuar 175 mijë e 655 qytetarë, ndërkaq numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 213 mijë e 288.
Kujtojmë që, në Kosovë, rastet e reja me COVID kanë shënuar rritje alarmante, ku numri i rasteve aktive është 8 mijë e 544./Periskopi/













