Situata me Covid në Kosovë: 42 persona humbin betejën me koronavirus për një javë

Në Kosovë për një javë 42 persona nuk i mbijetuan betejës me koronavirus dhe humbën jetën. Numri më i lartë i viktimave gjatë kësaj jave u shënua sot, ditë e diele me 11 viktima. Gjatë kësaj javë në Kosovë u infektuan 13,062 persona, numër ky jashtëzakonisht i lartë. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë një […]
Gjatë kësaj javë në Kosovë u infektuan 13,062 persona, numër ky jashtëzakonisht i lartë.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë një nga viktimat që humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit është edhe një 19 vjeçar.
Në këtë javë, numri më i lartë i të infektuarve me koronavirus është raportuar në ditën e shtunë me 2,279 raste pozitive të infektuar për një ditë.
Tashmë në Kosovë dominant i rasteve pozitive me koronavirus është varianti Delta i cili është variant i ri i koronavirusit që është shumë më i rrezikshëm pasi një person mund të infektojë dhjetë persona, ndërsa sipas studimeve ky variant infekton më shumë të rinjtë.
Me gjithë shpejtësinë e përhapjes së variantit Delta në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka thënë se këtij varianti ia kanë ndalur turrin me numrin e lartë të personave të vaksinuar në Kosovë.
IKSHPK-ja vazhdimisht apelon për vaksinim të popullatës si forma e vetme preventive ndaj infektimit me koronavirus.












