Sindikata e punëtorëve të aeroportit: LIMAK po u hakmerret grevistëve duke i larguar nga puna, disave ua ka zvogëluar pagat

Sindikata e punëtorëve të aeroportit: LIMAK po u hakmerret grevistëve duke i larguar nga puna, disave ua ka zvogëluar pagat

Ditët e fundit është shkaktuar tollovi e madhe në aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, ku fluks i madh i qytetarëve po kthehen pas pushimeve në Kosovë. Lidhur me këtë situatë, ka reaguar sindikata e punonjësve të Aeroportit “Adem Jashari”, duke e fajësuar menaxhmentin për këtë gjendje në aeroport. E gjithë kjo, sipas sindikatës vjen […]

Lidhur me këtë situatë, ka reaguar sindikata e punonjësve të Aeroportit “Adem Jashari”, duke e fajësuar menaxhmentin për këtë gjendje në aeroport.

E gjithë kjo, sipas sindikatës vjen pasi LIMAK ka larguar nga puna disa punonjës të saj, si hakmarrje shkaku i pjesëmarrjes në grevën e vitit të shkuar në aeroport, përfshirë edhe kryetarin e sindikatës.

Në mungesë të stafit, FSPKLK thotë se punëtorët aktual të Aeroportit të Prishtinës, janë stërngarkuar me orare

Në këtë reagim theksohet se LIMAK në shenjë hakmarrje për grevën ua ka zbritur pagat disa punonjësve, e gjithashtu ua ka mbyllur edhe zyrën e sindikatës.

Reagimi i plotë:

“Federata e Sindikatës së Pavarur për Komunikacion e Lidhje e Kosovës(SPKLK), përmes këtij reagimi shpreh shqetësimet e thella dhe njofton opinionin dhe Institucionet relevante të vendit ,me gjendjën e rëndë nepër të cilën aktualisht po kalojnë punëtorët e Aeroprtit Ndërkombëtarë “Adem Jashari” në Prishtinë.

Shkas për këtë reagim është tollovia e shkaktuar në ANP “Adem Jashari” në Prishtinë, nga pasagjerët shumicën dërmuese të këtyre pasagjerëve e përbëjnë diaspora jonë. Ne na vjën keq për maltretimet që përjetojnë ata. Por kjo tollovi nuk është shkaktuar me fajin e punëtorëve, ndërsa fatëkeqësishtë pasojat po i bartin punëtorët, siq patëm një sulm fizik mdaj një puntori. Fajtori dihet, është Menagjmenti i ANP-ës, atje duhet të kërkohet llogari jo tek punëtorët.

SPKLK-ë dhe SHS-le e ANP-ës, parreshtur ka ngritur shqetësimet për shkeljën e të drejtave të punëtorëve të ANP-ës nga ana e Menagjmentirt, sidomos pas Grevës së puntorëve për realizimin e të derjtave të tyre mbajtur në vitin 2019. Pas Grevës së punëtorëve, fillon me të madhe hakmarrja e Menagjmentit ndaj punëtorëve, sidomos ndaj atyre që janë antarë të sindikatës dhe që ishin pjesëmarrës në Grevë. Format e hakmarrjës dhe presioneve ndaj punëtorëve janë nga më të ndryshmet si; largimet nga puna përmes inskenimeve u largua Kryetari i sindikatës, nëkryetari ,u mbyll zyra e sindikatës dhe u larguan nga puna rreth 100 punëtorë vetëm gjatë pandemisë COVID-19), u largun punëtorë të licencuar me përvoj pune edhe me mbi 20 vjet, ju zvogluan disa puntorëve pagat, ju ndërruan vendet e punës ,për asgjë duke ju montuar raste i dërgojnë në komisione displinore, ua zgjasin orarin e punës çak edhe nënave me beba, prej 30 sporteleve që ekzistojnë për procedim të pasagjerëve punojnë vetëm pak mbi 50% prej tyre për këtë arësye shkaktohen tollovitë, pra punëtorët janë të sterngarkuar këtë e dëshmon ky shembull praktik, sipas njoftimit nga ana e Menxhmentit të ANP-ës, thuhet se për një muaj u proceduan rreth 300.000 mijë pasagjer dhe u thye rekordi, (nëse llogarisim: 300.000 pasagjer x 20 kg peshë të lejuara = 6.000.000 kg, pra punëtorët për një muaj kanë proceduar 6.000.000 kg peshë). Kështu pra e trajton” asetin më të çmuar” siq thotë zëdhënsja e ANP-ës Menagjmenti.

Ju tërheqim vërejtjën Menagjmentit dhe Institucioneve dhe kërkojmë urgjentisht trajtim të punëtorëve sipas ligjit, ndaljën e presioneve ndaj tyre, kthimin e puntorve të larguar jashtë ligjshëm nga vendet e tyre të punës,lejimin e sindikatës ta ushtroj veprimtarinë në selin e vetë në ANP-ë, puntorët janë të stërngarkuar me punë duke u angazhur me nga 12 e ka raste deri në 14 orë punë, të gjitha këto ndikojnë edhe në sigurinë dhe mbarvajtjen e procesit të punës në ANP,për çdo gjë që ndodhë përgjegjësinë e bartë Menaxhmenti i ANP-ës sepse dialogun social me sindikatën e ka ndërprerë në tërësi”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?