Si rrezikohen të pavaksinuarit nga varianti Delta?

Si rrezikohen të pavaksinuarit nga varianti Delta?

Vaksinat kundër koronavirusit ju mbrojnë nga hospitalizimi, sëmurja e rëndë dhe vdekja kundër koronavirusit. Ato ofrojnë mbrojtje të konsiderueshme edhe ndaj variantit Delta të këtij virusi, i cili është dy herë më shumë infektues sesa variantet tjera të këtij virusi. Mbi këtë bazë është krijuar thirrja për imunizim e Qendrave për Parandalimin dhe Kontrollin e […]

Vaksinat kundër koronavirusit ju mbrojnë nga hospitalizimi, sëmurja e rëndë dhe vdekja kundër koronavirusit.

Ato ofrojnë mbrojtje të konsiderueshme edhe ndaj variantit Delta të këtij virusi, i cili është dy herë më shumë infektues sesa variantet tjera të këtij virusi.

Mbi këtë bazë është krijuar thirrja për imunizim e Qendrave për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara, teksa varianti Delta vazhdon të jetë dominues në pjesën më të madhe të botës.

Sipas CDC-së, disa të dhëna sugjerojnë se varianti Delta mund të shkaktojë sëmurje më të rëndë sesa variantet tjera. Në dy studime të ndryshme nga Kanadaja dhe Skocia, pacientët e infektuar me variantin Delta, kanë pasur më shumë gjasa për hospitalizim, sesa pacientët e infektuar me variantin Alfa, apo variantin origjinal të koronavirusit.

Personat e pavaksinuar mbeten shqetësimi më i madh. Ndonëse numri më i madh i të infektuarve përbëhet nga të pavaksinuarit, edhe individët e vaksinuar plotësisht, të cilët kanë simptoma, mund ta bartin infeksionin te të tjerët.

Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) janë duke analizuar të dhëna nëse personat e vaksinuar plotësisht, të cilët cilët janë të infektuar, por nuk kanë simptoma, mund ta bartin virusin.

Megjithatë, personat që nuk kanë marrë vaksina kanë shumë më shumë mundësi të bien në kontakt me virusin.

Personat e vaksinuar, por të infektuar me variantin Delta të koronavirusit, mund ta bartin virusin te të tjerët, mirëpo periudha e bartjes është më e shkurtër.

Vaksinat

Vaksinat janë tejet efektive edhe kundër variantit Delta. Ndonëse edhe personat e vaksinuar mund të bien në kontakt me variantet e koronavirusit, megjithatë, vaksina ofron mbrojtje të fortë kundër sëmurjes së rëndë dhe vdekjes.

Maskat

Vendosja e maskës është masë shtesë parandaluese për përhapje të virusit dhe ndalje të pandemisë.

Autoritetet besojnë se vaksinat janë duke luajtur rol kyç në parandalimin e virusit dhe zvogëlim të sëmurjes së rëndë.

Ndonëse vaksinat janë shumë efektive, ato nuk janë perfekte. Miliona njerëz po vaksinohen kundër koronavirusit dhe ky numër po rritet.

Por ka edhe miliona të tjerë që nuk janë imunizuar, të cilët do të mund të infektojnë të tjerët.

Shkalla e ulët e vaksinimit në disa rajone të SHBA-së është thënë se ka nxitur valën e re të pandemisë, e cila lidhet me variantin Delta.

Sipas autoriteteve, vendosja e maskës është e nevojshme edhe për të ulur mundësitë e krijimit të varianteve të reja, potencialisht më të rrezikshme.

Lufta kundër pandemisë ka ndryshuar

CDC ka thënë javë më parë se lufta kundër pandemisë ka ndryshuar, pikërisht për shkak të rrezikut që bart varianti Delta, andaj edhe është propozuar që punëtorët shëndetësorë ta kenë të detyrueshëm vaksinimin.

Në një dokument të brendshëm të këtij institucioni është thënë se varianti Delta, i identifikuar fillimisht në Indi, përhapet sikurse lia e dhenve (e njohur si lia e ujit), dhe shumë më shpejt sesa gripi sezonal.

Në dokument është përmendur se personat e pavaksinuar kanë 10 herë më shumë mundësi që të sëmurën rëndë apo të vdesin nga koronavirusi, në krahasim me personat e imunizuar.

Vetë CDC e ka konfirmuar vërtetësinë e dokumentit për të cilin ka raportuar fillimisht e përditshmja amerikane Washington Post./REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?