Shuhet zjarri gjatë natës mbi tunelin e Kalimashit, problematike vatra në Lakun e Thive, nis ndërhyrja nga toka dhe ajri

Vihet nën kotroll zjarri mbi tunelin e Kalimashit falë punës së pandërprerë të zjarrfikësve nga Kukësi dhe të homologëve të tyre dhe forcave ushtarake të ardhura në ndihmë nga Kosova gjatë natës. Pas përhapjes me përmasa të frikshme të zjarrit mbi tunelin e Kalimashit në Kukës, mëngjesin e  sotëm vatra janë fikur. Zjarri në faqen e […]

Vihet nën kotroll zjarri mbi tunelin e Kalimashit falë punës së pandërprerë të zjarrfikësve nga Kukësi dhe të homologëve të tyre dhe forcave ushtarake të ardhura në ndihmë nga Kosova gjatë natës.

Pas përhapjes me përmasa të frikshme të zjarrit mbi tunelin e Kalimashit në Kukës, mëngjesin e  sotëm vatra janë fikur. Zjarri në faqen e malit mbi tunel është shuar pasi është punuar gjatë gjithë natës, ndërsa situata po mbahet nën monitorim nga forcat zjarrfikëse.

Kritike është situata në Lakun e Thive, ku vatra e zjarrit është e përhapur, ndërsa në të prej orës 06:00 të mëngjesit po punohet nga toka dhe nga ajri për të bërë të mundur neutralizimin e tyre. Në Lakun e Thive kanë shkuara edhe forcat e ardhura në ndihmë nga Kosova.

Tashmë zjarri ne faqen e malit mbi tunel është shuar, rreziku për tunelin është larguar, por situata vazhdon të monitorohet nga forcat zjarrfikëse të bashkisë së Kukësit dhe punonjësve të tunelit.

Aktualisht ka nisur operacioni per shuarjen e zjarreve te Laku i Thive, ku krahas nga toka po punohet edhe nga ajri me helikopter.

Në ndihmë të sharjes së zjarreve te Laku i Thive janë forcat e FSK dhe zjarrfikësit nga Kosova.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?