Shtëpia e Bardhë: 17 mijë të evakuuar nga Kabuli prej 14 gushtit

Shtëpia e Bardhë: 17 mijë të evakuuar nga Kabuli prej 14 gushtit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të shtunën se në 24 orët e fundit ushtria amerikane ka evakuuar rreth 3,800 persona nga aeroporti i Kabulit si dhe 17,000 që nga 14 gushti, përpara se talibanët të hynin në kryeqytetin afgan. Shtëpia e Bardhë tha se gjithsej, që nga fundi i muajit korrik ishin evakuuar rreth 22,000 njerëz. […]

Ndër 17,000 të evakuuar gjatë javës së kaluar 2,500 janë amerikanë, tha Gjenerali amerikan, William Taylor të shtunën në një konferencë për shtyp në Pentagon. Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby u tha gazetarëve se ai nuk kishte një “shifër të saktë” se sa amerikanë kanë mbetur në Kabul dhe në pjesë të tjera të Afganistanit.

Të premten zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se numri i përgjithshëm varet nga disa faktorë.

Ai shtoi se Departamenti i Shtetit po punon për të kontaktuar të gjithë qytetarët amerikanë që kanë njoftuar departamentin si dhe afganët në rrezik që kërkojnë ndihmë nga SHBA. Duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara kanë “një kapacitet të jashtëzakonshëm transportit ajror”, zoti Price tha se “ne do të bëjmë aq sa mundemi, për aq kohë sa mundemi, për të evakuuar sa më shumë njerëz që mundemi”.

Presidenti amerikan Joe Biden përsëriti të premten premtimin për të qëndruar në Afganistan derisa të evakuohen të gjithë qytetarët amerikanë që duan të largohen dhe afganët që rrezikuan jetën e tyre duke punuar për qeverinë amerikane gjatë 20 viteve lufte në Afganistan.

Biden tha gjithashtu se administrata e tij do të bëjë “gjithçka mundet” për të evakuuar në mënyrë të sigurt “aleatët afganë, partnerët dhe afganët që mund të jenë në shënjestër (të talibanëve)”.

Presidenti është përballur me kritika nga ligjvënësit amerikanë se administrata e tij nuk ka vepruar aq shpejt sa duhet për të zhvendosur amerikanët dhe afganët në rrezik, ndërsa talebanët po përparonin me shpejtësi në të gjithë vendin. Gjenerali Taylor u tha gazetarëve të premten se në aeroportin e Kabulit ka rreth 5,800 trupa amerikane që po ndihmojnë në përpjekjet për evakuim.

Megjithë kaosin dhe dhunën e herëpashershme jashtë aeroportit, presidenti ka theksuar se ushtria amerikane e ka nën kontroll aeroportin dhe po evakuon me mijëra vetë, me qëllim që ata të largohen nga vendi deri më 31 gusht. Ndërkohë po rriten shqetësimet rreth njoftimeve se afganët dhe qytetarët amerikanë kanë probleme të shkojnë në aeroport për shkak të pikave të kontrollit të talebanëve. SHBA-ja po vazhdon të komunikojë me komandantët lokalë talebanë për të mundësuar qarkullimin e njerëzve nëpër pikat e kontrollit.

Ambasada amerikane në Kabul lëshoi një paralajmërim të ri të shtunën duke këshilluar amerikanët të mos shkojnë në aeroport pa “udhëzime individuale nga një përfaqësues i qeverisë amerikane”, kjo për shkak siç u tha, të kërcënimeve të mundshme që paraqiten nga Shteti Islamik jashtë portave të aeroportit. Zyrtarët amerikanë, që folën në mënyrë anonime, nuk pranuan të japin detaje rreth kërcënimeve që paraqet ISIS-i, por thanë se ato janë serioze.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?