Shqiptarja në Siri dërgon një mesazh nga kampi: Po na rrahin shumë

Nënat dhe fëmijët shqiptarë brenda kampit Al Hawl po keqtrajtohen. Një mesazh i mbërritur në redaksinë e A2 tregon situatën brenda kampit, ndërsa një shtetase arabe, mike e Mentije Dumanit, që humbi jetën brenda në kamp, rrëfen për A2 se Eva Dumani vijon të jetë në kamp dhe strehohet tek një boshnjake. Një mesazh i […]

Një mesazh i mbërritur në redaksinë e A2 tregon se shqiptarët e mbetur në kampin Al Hawl po keqtrajtohen nga gratë e radikalizuara. Motivet, sipas mesazhit, janë se pjesa më e madhe e tyre duan të largohen për në vendet e origjinës, por nuk lejohen. Disa prej tyre keqtrajtohen, edhe pse kanë celular dhe vijojnë të flasin me të afërmit e tyre.

Prania e elementeve të radikalizuara brenda kampit, të cilat duhet të forcojnë moralin e grave të tjera, ka filluar të veprojë në Al Hawl. Të njohura ndryshe si Hisbah, ish-pjesëtare të brigadës Al Khansaa në Shtetin Islamik, kanë pasur si detyrë të ndëshkojnë të gjitha ato gra të cilat nuk respektonin moralin e sheriatit dhe ligjeve të ISIS.

Një tjetër bisedë që A2 disponon me një shtetase arabe, e njohur e Mentije Dumanit, që humbi jetën në Al Hawl, tregon se Eva Dumani vijon të jetë brenda kampit, ndërsa ka qëndruar me një grua boshnjake.

Prej kohësh, Hajrije Taushani, Elona Shuli, Myrvete Dibra, Eva Dumani dhe Emanuela Daci vijojnë të mbeten brenda kampit Al Hawl, ndërsa situata sa vjen e agravohet, në një kohë që shtetet e ndryshme mund të riatdhesojnë shtetasit e tyre. Diçka të tillë bëri Kosova dhe Maqedonia e Veriut, së bashku dhe me burrat që mbaheshin në burgun Al Hassakah.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?