Shqiprim Arifi reagon pas vendosjes së gurthemelit të Universitetit paralel në Veri

Shqiprim Arifi kritikon qeveritë shqiptare për gjendjen e shqiptarëve në Luginë. Përmes një shkrimi të gjatë në Facebook, Arifi thotë se Qeveria e Serbisë po vazhdon të vendosë gurthemele të përhershme në Veri. Sipas tij, vetëm vitin e kaluar, Qeveria Serbe kishte planifikuar 89 milionë euro të buxhetit, investime në komunat me shumicë serbe në […]
Shqiprim Arifi kritikon qeveritë shqiptare për gjendjen e shqiptarëve në Luginë.
Përmes një shkrimi të gjatë në Facebook, Arifi thotë se Qeveria e Serbisë po vazhdon të vendosë gurthemele të përhershme në Veri.
Sipas tij, vetëm vitin e kaluar, Qeveria Serbe kishte planifikuar 89 milionë euro të buxhetit, investime në komunat me shumicë serbe në Kosovë.
Ndërsa, thotë se thirrjet për mbështetjen e qytetarëve të Luginës së Preshevës, kanë hasur në vesh të shurdhër në Shqipëri e Kosovë.
Derisa po përmirëson kushtet e serbëve në Kosovë, Arifi thotë se Qeveria Serbe po pamundëson të drejtat e qytetarëve të Luginës së Preshevës.
Postimi i plotë:
Me këtë kristalizohen qartë prioritet e qeverisjeve në fjalë.
Ne poashtu, jemi në pritje të funksionalizimit të Fondit Kombëtar të Solidaritetit, të paktën një hap i madh që premton përmisimin e sferave vitale të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, i cili do të dëshmonte karshi çdo qeverie se shqiptarët në Luginë, nuk janë vetëm.
Tanimë kanë kaluar më shumë se tre vite që presim. Edhe sa vite të tjera pritje?”.












