Shqipëri: 486 raste të reja dhe tre të vdekur nga COVID-19

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 486 raste të reja me COVID-19, një numër ky më i ulët se ditën e djeshme kur ishin 768 raste. Fatkeqësisht kanë humbur jetën edhe tre qytetarë, duke e çuar kështu numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 2.495. Janë kryer 4.532 testime, nga […]

Fatkeqësisht kanë humbur jetën edhe tre qytetarë, duke e çuar kështu numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 2.495.

Janë kryer 4.532 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID, 486 qytetarë, në këto bashki: 140 raste në Tiranë, 51 raste në Vlorë, 32 raste në Durrës, 27 raste në Fier, 24 raste në Lezhë, 19 raste në Elbasan, 17 raste në Shkodër, 15 raste në Berat, 13 raste në Vau i Dejes, 10 raste në Kukës, Kurbin, Kavajë, Lushnje, Korçë, Kuçovë, 9 raste në Peqin, 8 raste në Gramsh etj.

Aktualisht janë 9.506 pacientë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 97 pacientë, nga të cilët 17 në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 një 63-vjeçare nga Elbasani, një 80-vjeçare nga Berati dhe një 92-vjeçare nga Vlora.

Janë shëruar 207 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 133.332.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 145.333 raste pozitive, prej tyre 133.332 janë shëruar, 9.506 janë aktive, ndërsa betejën me infeksionin e rrezikshëm e kanë humbur 2.495 pacientë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?