Shoqata e të Drejtave të Pacientëve kërkon nga Vitia ta lirojë detyrën

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve kërkon nga Vitia ta lirojë detyrën

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK konsideron se rritja e shpejtë e numrit të rasteve me COVID-19 është shkaktuar si rezultat i neglizhencës së Institucioneve të cilat nuk kanë marrë masa proporcionale në raport me rrezikun që kanosej dhe nuk kanë monitoruar ato pak masa që kishin mbetur aktive. Sipas tyre, […]

Sipas tyre, tashmë është e kuptueshme se COVID 19 është një trend global, dhe se qeveritë e vendeve të ndryshme vetëm mund të minimizojnë pasojat, por jo ta ndalin atë.

Kjo Shoqatë thotë se situatën me menaxhimin e pandemisë COVID 19 asnjë qeveri e Kosovës nuk e ka pasur nën kontroll dhe pasojat kanë qenë shumë të mëdha.

Kjo, sipas tyre, vërehet edhe me rritjen e numrit të rasteve të vdekjes sipas agjencionit të statistikave.

“Gjithashtu, kjo shihet edhe në bazë të disa hulumtimeve të cilat tregojnë se afër 50% e qytetarëve e kanë kaluar COVID 19, e në evidencat shtetërore figurojnë shumë më pak të infektuar që nga fillimi i pandemisë! Përkundër faktit që COVID 19 ka marrë fokusin e Ministrisë së Shëndetësisë, duke lënë anash problemet e krijuara ndër vite në sektorin e shëndetësisë, megjithatë menaxhimi i pandemisë është larg një standardi të dëshiruar. PRAK konsideron se Ministri i Shëndetësisë z.Vitia ka kohë që menaxhimin e pandemisë është dashur ta kalojë tek vartësit e vet, dhe t’i kthehet rolit të vet si ministër në menaxhimin e sistemit shëndetësor”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, Vitia është përcaktuar për një rrugëtim të ri politik, situata me pandeminë është në krizën më të thellë dhe sistemi shëndetësor ka probleme enorme që janë vështirë të zgjidhshme edhe për 2 mandate, kjo shoqatë konsideron se ai duhet ta lirojë detyrën në mënyrë që Ministrinë e Shëndetësisë ta merr në menaxhim dikush i cili është i përkushtuar në zgjidhjen e problemeve të shumta që ka pacienti kosovar.

“I bëjmë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës, që shërbimet e tjera shëndetësore të vazhdojnë dhe të mos jenë të ndikuara nga situata me COVID 19, pasi që ndërprerja e shërbimeve të tjera shëndetësore në të kaluarën ka shkaktuar pasoja të mëdha dhe do të shkaktonte sërish! Gjithashu, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që ta shfrytëzojnë të drejtën për vaksinim pasi që është mënyra e vetme për të dalë nga Pandemia. Të gjithë e kemi obligim të përkujdesemi për shëndetin tonë dhe të mos cenojmë shëndetin e të tjerëve”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?