Shfrenohet totalisht Pozhari: Sulmon feministet pasi paragjykoi 18 vjeçaren e vrarë në Ferizaj

Xhevdet Pozhari, analisti politik, duket se po e ka të zorshme që ta kuptojë se postimi i tij për vajzën 18 vjeçare që u dërgua në spitalin e Ferizajt ishte nënçmues, paragjykues dhe seksist pasi ka bërë një tjetër postim fyes, kësaj radhe duke sulmuar aktivistet feministe. Pozhari i ka quajtur “qika” që nuk dinë […]
Pozhari i ka quajtur “qika” që nuk dinë të lexojnë aktivistët e organizatës feministe Qika.
Ai shton se “deklarimet e tij” janë munduar të devijohen edhe pse në fakt, paragjykimi i bërë në postimin e tij është i qartë për vajzën 18 vjeçare që u dhunua e u vra në Ferizaj.
Pozhari madje kishte përmendur edhe veturën e të dyshuarit për vrasje që po ashtu besohet të kishte qenë bashkë-shorti i viktimës.
Postimi i plotë i tij:
“Qikave” që nuk dinë të lexojnë!
Ka kohë që për cilindo qëllim deklarimet e mia mundohen t’i devijojnë. Në mungesë të kundëragrumenteve përpiqen të më bëjnë shënjestër.
Më duhet ta potencoj: Unë kam thënë atë që kam shkruajtur, e jo atë që doni ta lexoni ju!
Fillimisht, mësohuni ta lexoni atë që është shkruajtur, e jo atë që ju mendoni se është thënë!












