SHBA njofton planet për një dozë të tretë përforcuese kundër Covid-19

SHBA njofton planet për një dozë të tretë përforcuese kundër Covid-19

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë njoftuan të mërkurën planet për të ofruar një dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 për të gjithë amerikanët për të rritur mbrojtjen e tyre nga virusi mes rritjes së rasteve me variantin e tij më ngjitës Delta dhe shenjave se efektiviteti i vaksinave po bie. Plani, i njoftuar nga drejtorja e […]

Plani, i njoftuar nga drejtorja e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe autoritetet e tjera të larta, bënë thirrje për një dozë shtesë tetë muaj pasi njerëzit të kenë bërë dozën e dytë të vaksinës Pfizer ose Moderna. Dozat mund të fillojnë të merren më 20 shtator.

“Plani ynë është të mbrojmë amerikanët, të qëndrojmë një hap përpara këtij virusi”, tha Drejtorja e CDC’së, Dr. Rochelle Walensky.

Personat që janë imunizuar me një dozë të vaksinës Johnson & Johnson gjithashtu do të kenë nevojë për një dozë përforcuese, thanë zyrtarët shëndetësorë. Por ata thanë se janë duke pritur për më shumë të dhëna për këtë vaksinë.

Plani i përgjithshëm do t’i nënshtrohet një vlerësimi të Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve për sigurinë dhe efektivitetin e një doze të tretë dhe shqyrtimit të një paneli këshillues të CDC-së.

Zyrtarët thanë se është “shumë e qartë” që mbrojtja e vaksinave kundër infeksionit me Covid-19 dobësohet me kalimin e kohës, dhe ata vunë re se Izraeli ka filluar të shohë një rritje të infeksioneve mes njerëzve të vaksinuar. Ata thanë se Shtetet e Bashkuara duhet t’i paraprijnë problemit para se përhapja e tanishme e Covid-19 të bëhet vdekjeprurëse, të mbingarkojë spitalet dhe të shkaktojë vdekje midis të vaksinuarve.

Dr. Mark Mulligan, i qendrës së shëndetit Langone në Universitetin e Nju Jorkut, e përshëndeti njoftimin duke e cilësuar atë një përgjigje “proaktive” ndaj shenjave se efektshmëria vaksinës po dobësohet ndërsa varianti shumë më ngjitës delta i koronavirusit po përhapet.

Shkencëtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë e kundërshtuan ashpër planin amerikan, duke vënë në dukje se vendet e varfra ende nuk po marrin sasi të mjaftueshme të vaksinave për dozat e para.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë vunë në dukje se Shtetet e Bashkuara kanë dhuruar 115 milionë doza vaksinash për 80 vende, më shumë se të gjitha vendet e tjera së bashku. Ata thanë se Shtetet e Bashkuara kanë sasi të mjaftueshme vaksinash për të ofruar doza përforcuese për popullin amerikan.

Izraeli tashmë është duke ofruar doza përforcuese për banorët e tij mbi 50 vjeç për të kontrolluar përhapjen e variantit delta. Edhe rregullatorët evropianë të ilaçeve thanë se po bisedojnë me prodhuesit e vaksinave për çështjen e një doze të tretë përforcuese.

Javën e kaluar, zyrtarët shëndetësorë amerikanë rekomanduan një dozë përforcuese për njerëzit me sistem imunitar të dobësuar, si pacientët me kancer dhe ata që kanë bërë transplantim të organeve. Ofrimi i një doze përforcuese për të gjithë amerikanët do të ishte një zgjerim i madh fushatës tashmë më të madhe të vaksinimit në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?