Shala komenton rastin e Afganistanit, ja pse Amerika dhe Perëndimi kanë interes jetik në Kosovë

Shala komenton rastin e Afganistanit, ja pse Amerika dhe Perëndimi kanë interes jetik në Kosovë

Opinionisti Blerim Shala e ka komentuar rastin e Afganistanit, duke thënë se në Kosovë u bë një analizë krahasimtare. Ai këtë analizë e quajti dështim historik dhe politik të Amerikës, Perëndimit, dhe atij të Kosovës. “Me aq dije që kemi për zhvillimet ndërkombëtare ditëve të shkuara ia mësymë që të bëjmë analizë krahasimtare në mes të […]

Ai këtë analizë e quajti dështim historik dhe politik të Amerikës, Perëndimit, dhe atij të Kosovës.

“Me aq dije që kemi për zhvillimet ndërkombëtare ditëve të shkuara ia mësymë që të bëjmë analizë krahasimtare në mes të rastit të Afganistanit, ku ashiqare u shënua një dështim historik dhe politik i  Amerikës dhe Perëndimit, dhe atij të Kosovës, i cili njihet, anasjelltas, si shembull i  suksesit politik dhe historik të Amerikës dhe Perëndimit”, u shpreh ai.

Sipas tij në Kosovë gjatë kësaj jave nuk pati hezitime që të imgjinohen pamje dhe  tabllo të largimit të mundshëm të forcave amerikane nga Kosova.

“Madje, pati edhe propozime të ndryshme se si do të duhej ne, qysh tash, të nisnim  përgatitjet eventuale për tu përballur me një sprovë të ngjashme me atë që ndodhi, në  përmasa të një tragjedie katastrofale, në Afganistan”, shtoi Shala.

Shala tutje tha se Ballkani Perëndimor ka qenë dhe mbetet interes strategjik i SHBA-së, Aleancës  Veri-Atlantike dhe i BE-së.

“Në fillimet e luftërave të shkaktuara me shkatërrimin e përgjakshëm të ish-RSFJ-së, atje  në vitet 1991-1994, mendohej dhe vlerësohej, gabimisht, në BE, që kriza më e madhe që  shpërtheu në Evropë, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe ngadhnjimit ndaj Komunizmit  (i cili u sigurua realisht prej SHBA-së dhe Paktit NATO, dhe jo prej BE-së), do të mund të  zgjidhej prej BE-së vet, me përkrahjen e OKB-së, pa ndonjë rol të veçantë të Amerikës dhe  NATO-s. Vet Administrata e Presidentit Bush, në largim e sipër, dhe ajo e Presidentit Bill  Clinton, në fillimet e veta, nuk patën treguar fare interesim që të merren me këtë tragjedi  që prishi ‘Muajin e mjaltit’ të Evropës së bashkuar”

“Megjithatë, në vitet 1994, 1995, nisi angazhimi i mirëfilltë politik, diplomatik dhe ushtarak  i Amerikës dhe i NATO-s, për ta ndalur luftën në Bosnjë dhe Hercegovinë. U kuptua atëherë që Partneriteti trans-atlantik është kusht pa të cilin nuk bën nëse  dëshirohet të imponohet dhe të mbahet paqja në këto anë të Evropës. Ky Partneritet, siç e dimë të gjithë ne, ishte jetik për t’i hapur udhë zgjidhjes ushtarake dhe  politike të çështjes së Kosovës, në vitet 1998-2008.  Ky Partneritet zatën bëri që Administrata e Presidentit George W. Bush, t’i mbajë forcat  amerikane në kuadër të Misionit të KFOR-it në Kosovë, megjithë premtimeve gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale të vitit 2000, për tërheqjen  e tyre nga Kosova”, tha Shala.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?