Serbia vazhdon të mos e respektojë Ligjin për pakicat kombëtare

Serbia vazhdon të mos e respektojë Ligjin për pakicat kombëtare

Shqiptarët në Luginë të Preshevës po përballen me shumë probleme, pasi Serbia nuk po e respekton Ligjin për pakicat kombëtare. Pasivizimi i adresave e ndalimi i përdorimit të simboleve kombëtare janë vetëm dy prej probleme të mëdha që vazhdojnë të përballen shqiptarët në Luginë të Preshevës. Në bazë të nenit 16, paragrafi 2 të Ligjit […]

Pasivizimi i adresave e ndalimi i përdorimit të simboleve kombëtare janë vetëm dy prej probleme të mëdha që vazhdojnë të përballen shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Në bazë të nenit 16, paragrafi 2 të Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare në Serbi “simbolet dhe stemat kombëtare nuk mund të jenë identike me simbolet dhe stemat e shteteve të tjera”, e me këtë përdorimi i simboleve, gjegjësisht përdorimi i flamurit kombëtar nuk lejohet pasi është i njëjtë me atë të Republikës së Shqipërisë.

Belgzim Kamberi nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Preshevë mos përdorimin e lirshëm të simboleve për shqiptarët në Serbi është deklaruar se nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut (KDNJ ) kanë ngritur vazhdimisht çështjen e përdorimit të simboleve kombëtare por sipas tij kjo është vetëm një gamë e gjerë e ligjeve nga Serbia për normat kushtetuese që nuk mundësojnë realizimin e të drejtave për minoritete.

“Këshilli për të Drejtat e Njeriut ka ngritur vazhdimisht çështjen për të lejuar përdorimin e simboleve kombëtare për pakicat në Serbi por kjo po mbetet vetëm një gamë e gjerë e ligjeve dhe normave kushtetuese që nuk mundësojnë sot realizimin e të drejtave për minoritetet në Serbi”, tha ai.

Ai gjithashtu shtoi se Beogradit i duhet shumë punë për t’u transformuar në një shtet modern dhe demokratik, ku do të kishte qytetari dhe të drejta për secilin shtetas, pavarësisht identitetit të tij.

Në Luginë të Preshevës jetojnë edhe minoritete tjera, ku përdorimi i lirshëm i simboleve për secilin banorë është e drejtë e tyre dhe nuk ka ndonjë pengesë, as nëpër festa kombëtare, e as për festa familjare.

Ragmi Mustafi nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Bujanoc thotë se u është drejtuar institucioneve përgjegjëse që të lejohet përdorimi dhe shfaqja publike e simboleve e t’u garantohet pakicave kombëtare gjithashtu edhe për shënimin e festave pa praktika diskriminuese.

“Ju kemi drejtuar institucioneve përkatëse që të lejojnë përdorimin e simboleve nacionale dhe shfaqjeve publike e të garantoj pakicave kombëtare, dhe shënimin e festave pa praktika diskriminuese”, tha ai.

Tutje, ai shtoi se Serbia duhet të ndjekë shembullin e Malit të Zi për lejimin e simboleve kombëtare të pakicave.

“Serbia duhet ta ndjekë shembullin e Malit të Zi që ta lejojë përdorimin e lirshëm të simboleve kombëtare për pakicat në territorin e saj”, tha ai.

Ndërkaq, në përgjigjen e marrë nga Ministria e Drejtësisë së Serbisë në Beograd për Ligjin për pakicat kombëtare thuhet se Ministria e Drejtësisë nuk është përgjegjëse për pyetjen që iu është drejtuar.

“Ministria e Drejtësisë nuk është përgjegjëse për pyetjen tuaj”, thuhet në përgjigje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?