Sekretari britanik i Mbrojtjes shpërthen në lot dhe pranon se “disa nuk do të kthehen” nga Afganistani

Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, Ben Wallace, shpërtheu në lot gjatë një interviste, duke pranuar se Mbretëria e Bashkuar mund të mos jetë në gjendje të nxjerrë të gjithë shtetasit e tyre tyre të mbetur nga Afganistani. Operacioni i shpëtimit ‘Operation Pitting’, që përfshin 600 trupa, po përpiqet të evakuojë rreth 4,000 shtetas […]
Operacioni i shpëtimit ‘Operation Pitting’, që përfshin 600 trupa, po përpiqet të evakuojë rreth 4,000 shtetas britanikë dhe afganë nga Kabuli në ditët në vijim.
Wallace tha se ana ushtarake e aeroportit të Kabulit është “e sigurt” dhe se qeveria po bënte gjithçka për të evakuuar deri në 1.500 qytetarë britanikë dhe afganë në 24 orët e ardhshme.
“Puna jonë është që të nxjerrim sa më shumë njerëz të jetë e mundur”
I mbushur me lot në sy ai tha se disa njerëz nuk do të kthehen.
“Disa njerëz nuk do të kthehen. Dhe ne do të duhet të bëjmë çmos si vende të treta për t’i nxjerrë ata njerëz”, tha Wallace./Periskopi/












